Malisheva debuton në garat evropiane ndaj Buducnost, formacionet zyrtare

Malisheva do të luajë ndaj Buducnostit në raundin e parë të Ligës së Konferencës, që është debutim për klubin tonë në garat ndërkombëtare.
Skuadra e drejtuar nga Qëndrim Kida e zuri vendin e katërt në Superligën e Kosovës dhe fitoi të drejtën të luajë në Ligën e Konfenecës.
Qëndrim Kida ka vendosur të luajë me Ronaldo Sobowalen, Altin Aliun dhe yllin e skuadrës, Drilon Hazrollajn.
Agon Xhaka dhe Dren Kryeziu janë në qendër të mbrojtjes, ndër Pira dhe Veliu në krahë.
Mesfushës do t'i prijë dyshja Etnik Brruti dhe Donat Vitija.
Malisheva: Velii, Veliu, Xhaka, Kryeziu, Pira, Ferati, Brruti, Vitija, Aliu, Sobowale, Hazrollaj.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































