E vetmja gjë e sigurt për këtë pjatë është që nuk ju duhet asgjë tjetër si shoqëruese! I ka brenda të gjitha dhe, meqenëse është e ngopur në karbohidrate, nuk këshillohen porcionet e bollshme.

Përbërësit për 4 persona: ▪ 300 gr makarona (të llojit papardele) ▪ 200 gr patate të pastruara ▪ 2-3 feta proshutë në copa të vogla ▪ Djathë kaçkavall i grirë ▪ Majdanoz të grirë ▪ Vaj ulliri ▪ Kripë, piper Përgatitja:


Patatet e prera në kubikë të vegjël bashkë me proshutën, kaurdisini pa yndyrë.

Ndërkaq vini të ziejnë makaronat dhe në fund të zierjes shtojini te tigani i proshutës bashkë me pak ujë nga zierja.

Hidhni menjëherë djathin e grirë, majdanozin dhe piperin.

Sipas dëshirës rregulloni shijen me kripë.