LAJMI I FUNDIT:

Majko: Shqipëria nuk mundet pa diasporën

Majko: Shqipëria nuk mundet pa diasporën

Sonte në Tiranë është hapur Samiti i Dytë i Diasporës shqiptare, ku ministri i Shtetit për Diasporë, Pandeli Majko tha se Shqipëria nuk mund të bëhet pa ndihmën e diasporës.

Në ceremoninë e hapjes së Samitit, të pranishëm sonte ishin qindra shqiptarë nga diaspora dhe nga trevat shqiptare.

“Siç e kanë thënë të parët tanë në ditët më të vështira të kombit, Shqipëria do të bëhet, Shqipëria ka për t’u bërë dhe ajo pa diskutim nuk mund të bëhet pa vullnetin, pa ndihëm, pa interesimin, pa këmbënguljen e pjesës së vet, ndoshta më të mirë, që është diaspora e Shqipërisë”, tha Majko.


Ai po ashtu tha se “diaspora mbetet një histori e pashkruar për atë që ka bërë dhe do të bëjë, sidomos për pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, por gjithë se si sfidat që na presin, janë edhe më të veçanta, janë edhe më të mëdha”.

Mes atyre që do të përshëndesin Samitin e Diasporës, Pandeli Majko ka ftuar edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, por pavarësisht krizës politike në Tiranë, ftesë i është dërguar edhe kryetarit të Partisë Demokratike, Luzim Basha, i cili e ka refuzuar ftesën.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori