LAJMI I FUNDIT:

Pas vizitës ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Majko: Hashimi i qetë, Kadria i qartë, Jakupi i sprovuar – Rexhepi i papërsëritshëm

Pas vizitës ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Majko: Hashimi i qetë, Kadria i qartë, Jakupi i sprovuar – Rexhepi i papërsëritshëm

Ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, të shoqëruar nga Behgjet Pacolli, këtë të enjte vizituan ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Përshtypjen e tij nga kjo vizitë e ka dhënë ish-kryeministri Pandeli Majko.

Ai thotë se kjo vizitë ishte për t’iu gjendur në krah atyre dhe për të mbrojtur emrin e UÇK-së.


“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.  Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për t’ju gjendur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UÇK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij”, ka shkruar Majko, transmeton Telegrafi.

Kjo vizitë u realizua me iniciativë të kreut Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili kishte ftuar edhe ish-presidentët e Kosovës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori