Rap-artisti i njohur shqiptar, Majk, është duke u komentuar për një lidhje dashurie prej kohësh.

Duket se ai ka nisur një romancë të re me bukuroshen e njohur, Nita Krasniqi, e cila njëherësh është vajza e këngëtarit Naim Krasniqi.


Kjo ka lënë të dyshohet më shumë në bazë të një postimi që është publikuar së fundmi në rrjete sociale.

Screenshot 9 17 Foto: Screenshot/Instagram

Nita ka shpërndarë një imazh në InstaStory, ku prapa saj duket të jetë Kastriot Rexha (emri i vërtetë i Majk).

Dyshja deri më tani nuk është se kanë mohuar apo pohuar një gjë të tillë.

Screenshot 10 16 Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesi i hitit “E pa shpirt” ka kohë që nuk është përfolur për jetën e tij private.

I njëjti deri më tani u deklarua beqar, ndonëse ka një djalë nga marrëdhënia e tij e mëparshme me Majlinda Zekën. /Telegrafi/

Screenshot 11 13 Foto: Screenshot/Instagram