Ministrja e Brendshme italiane, Luciana Lamorgese ka prezantuar sot në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin Italian raportin me të dhënat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2019 mbi situatën kriminale në Itali.
Dhe në këtë raport të fundit të autoriteteve italiane grupet kriminale shqiptare konfirmohen ndër më aktivet ndër organizatat kriminale të huaja e Shqipëria identifikohet si vend tranziti i heroinës nga Azia Qendrore e Afganistani drejt tregut të Evropës Perëndimore.
Televizioni Ora News ka siguruar raportin e fundit të Ministrisë së Brendshme italiane ku që në hyrje të tij në kapitullin mbi aktivitetin e organizatave të huaja thuhet se “Krimi i organizuar shqiptar konfirmohet si ndër më aktivët në Itali e mbështetet nga grupet kriminale të ngjashme shqiptarësh aktivë në Holandë, Belgjikë, Austri, Britani e Madhe, Gjermani e Spanjë. Këto grupe kontaktojnë drejtpërdrejtë me referentët e tyre në Shqipëri në mënyrë të veçantë në aktivitete kriminale komplekse”.
Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme italiane, krimi i organizuar shqiptar në Itali është shtrirë pothuajse në të gjithë territorin kombëtar e me përqendrim më të madh në Veri ne rajonin e Puglias në jug.
Kriminaliteti shqiptar merret me trafikun e drogës, emigracioni klandestin, prostitucion. Në raport evidentohet se aftësia e shqiptarëve në trafikun e drogës i ka dhënë atyre një rol të rëndësishëm në raport me organizatat e tjera kriminale, aq sa përfaqësojnë për disa grupe mafioze italiane një kanal të privilegjuar për furnizimin me drogë, falë dhe lidhjeve të gjera e rrjetit që zotërojnë në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë në Amerikën e Jugut, në Holandë, Spanjë, Turqi e Angli.
Format e kriminalitetit shqiptar shfaqen në mënyrë individuale ose në bashkëpunim për krime specifike, ndërsa format kriminale të organizuar janë të strukturuara në kohë e shpesh në lidhje familjare mes tyre.
Autoritetet italiane nënvizojnë se grupet kriminale shqiptare kanë një aftësi të veçantë për të bashkëpunuar me grupe kriminale të tjera të huaja, por dhe me grupet autoktone italiane.
Shembull është operacioni “Mondo in mezzo” në Romë i cili shkatërroi një grup kriminal shqiptar që kontrollonte trafiku e drogë në zona të caktuar të kryeqytetit italian si dhe disa sipërmarrje tregtare.
Duhet evidentuar, thuhet në këtë raport se “Shqipëria është një vend prodhues i marijuanës e një vend transit i heroinës së ardhur nga Azia Qendrore e Afghanistani për tregun e Evropës Qendrore (e ashtuquajtura rruga ballkanike).
Rruga detare Shqipëri-Puglia për trafikimin e marijuanës është konfirmuar dhe në raportet e autoriteteve gjyqësore në të njëjtën periudhë kohore të gjashtëmujorit të parë të 2019.
Gjatë këtij gjashtëmujori janë vërtetuar dhe raste për të diversifikuar pikat e zbarkimit të ngarkesave me marijuanës në brigjet italiane të Adriatikut për t’i shpëtuar kapjes nga autoritetet policore.
Këtë e dëshmon operacioni “Sfizio” i Guardia di Finanza i Mesinës i cili dëshmoi zbarkimin e ngarkesave të mëdha me marijuanë që mbërrin nga Shqipëria e zbarkonin në brigjet emiliane e kalabreze.
Grupet kriminale në Itali shfaqen të aftë të menaxhojnë dhe trafikun e drogave të tjera si kokainë e heroinë. Në trafikun e kokainës thuhet në këtë raport, “organizatat shqiptare kanë një aftësi kriminale me atë të mafias kalabreze Cosa Nostra me të cilat kanë ngritur në këmbë bashkëpunime të paligjshme.”
Gjatë një operacioni autoritetet antimafia italiane kanë zbardhur se gjatë dorëzimit të një dërgese droge grupet shqiptare në bashkëpunim me familjet mafioze Mazze e Santapaila-Ercolano kishin marrë peng dy bashkëpunëtorë siçilianë për të garantuar pagesën e drogës.
Në biznesin e drogës shqiptarët mbajnë lidhje të rregullta me shqiptarë të tjerë në vende të ndryshme të botës, duke realizuar trafik transnacional të ngarkesave me lëndë narkotike.
Përveç trafikut të drogës aktiviteti kriminal shqiptar gjatë gjashtë mujorit të parë të 2019 është përfshirë dhe në aktivitetin e prostitucionit e në krimin ndaj pasurisë si grabitje të dhunshme, kërëcënim e zhvatje.
Në raportin e Ministrisë Italiane renditen të gjitha operacione e sukseshme të kryera gjatë 6 muajve të parë të 2019, të cilat kanë çuar në shkatërrimin e trafiqeve të drogës në nivel kombëtar e ndërkombëtar në bashkëpunim me Interpolin e me autoritetet e policive të tjera europiane e jo vetëm.
Të tilla operacioen të suksesshme janë “Metropolis” i ekzekutuar nga Policia e Breshës, ku u vunë nën pranga 30 shqiptarë, 7 italianë e 2 tunizinaë.
Operacioni “Random” në Përugia, operacioni “Drug Queen” në Asti, operacioni angtidrogë “Hostage” në Katania e Kaltanisetta, operacioni “Fiori di Primavera” në Brindizi e Lecce, operacioni “Battleship” po në Lecce, operacioni “Sabbia” në Firenze, operacioni “Sfizio” në Messina, “Erostrato” në Viterbo etj./OraNews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova