Madonna shfaqet në Londër me të dashurin e ri, ndërsa zbulohet e ardhmja e filmit biografik

Madonna u pa në një darkë romantike me partnerin e saj 29-vjeçar, Akeem Morris, në restorantin luksoz Il Gattopardo në Mayfair, Londër.
Mbretëresha e popit, 67 vjeçe, zgjodhi një fustan të shkurtë mëndafshi me dantella dhe një xhaketë kadifeje me lule, duke e kompletuar pamjen me çizme të trasha, syze të errëta dhe bizhuteri argjendi.
Ndërkohë, Akeem u shfaq me një xhaketë kuadrate dhe pantallona lëkure, duke tërhequr vëmendje për stilin e ti, shkruan DailyMail.
Çifti, që u njoh në vitin 2022 dhe bëri publike lidhjen dy vite më vonë, është përfolur shpesh për ndarje dhe pajtime.
Në fillim të këtij viti, Madonna ndezi thashethemet për fejesë pasi u pa me një unazë diamanti në gisht.
Krahas romancës, këngëtarja është sërish në qendër të vëmendjes për filmin biografik që po përgatitet mbi jetën e saj.
Aktorja Julia Garner ka konfirmuar se do ta portretizojë Madonnën, pavarësisht vonesave që kanë shoqëruar projektin prej vitesh. Garner zbuloi se filmi është “një punë në zhvillim e sipër” dhe se për audicionin iu desh të këndonte e të kërçente para vetë Madonnës.
Ylli i Ozark ka treguar se është e lidhur me muzikën e artistes, duke përmendur mes këngëve të saj të preferuara “Borderline” dhe “Papa Don’t Preach”.
Projekti, ku Madonna do të marrë rolin e regjisores dhe skenaristes, është diskutuar që prej vitit 2020 dhe fansat presin ende datën e nisjes së xhirimeve. /Telegrafi/































































