LAJMI I FUNDIT:

Macja e Taylor Swift është kafsha e tretë më e pasur në botë, me një pasuri neto prej 92 milionë eurosh

Macja e Taylor Swift është kafsha e tretë më e pasur në botë, me një pasuri neto prej 92 milionë eurosh

Macja e Taylor Swift, Olivia Benson, është tani kafsha e tretë më e pasur në botë me një vlerë neto prej 97 milionë dollarësh (92.1 milionë euro).

Olivia Benson, një mace e racës Skocez Fold, grumbullon miliona pëlqime në Instagram dhe macja e famshme ka gjetur sukses duke luajtur së bashku me Swiftin në disa video muzikore dhe reklama, shkruan DailyMail.

Por macja e Swiftit u rrëzua nga vendi i parë nga ylli i maceve në Instagram, Nala, e cila është në vendin e dytë, dhe një Shephard gjerman i quajtur Gunther VI nga Italia, e cila është kafsha më e pasur në botë, sipas një raporti nga All About Cats.


Macja Nala u bë një sensacion i rrjeteve sociale pasi pronarët e saj Varisiri Methachittiphan dhe Shannon Ellis, publikuan imazhe të saj nga shtëpia e tyre në Los Angeles.

Nala, një përzierje siameze dhe Tabby, ka një vlerë neto prej 100 milionë dollarësh (95 milionë euro) dhe u adoptua nga dyshja nga një strehë kafshësh kur ajo ishte një kotele.

Por Nala dhe Olivia Benson u rrëzuan nga vendi i parë për kafshën më të pasur në botë nga qeni Gunther VI, i cili ka një vlerë prej 500 milionë dollarësh (475 milionë euro).

Qeni është në pronësi të Korporatës Gunther, e cila gjithashtu menaxhon pasurinë dhe të hyrat e qenit.

Korporata ka investuar në pasuri të paluajtshme, duke e bërë Gunther VI pesë herë më të pasur se kafsha e dytë në listë.

Ndërkohë, macja e Swiftit, Olivia Benson, grumbulloi pasurinë e saj duke krijuar një linjë mallrash, së bashku me paraqitjen në shumë reklama me buxhet të madh së bashku me Taylorin, duke përfshirë edhe paraqitjen e saj në “Diet Coke” në vitin 2014.

Macja është shfaqur gjithashtu në klipet e këngëtares Swift, duke përfshirë “Blank Space” dhe “Me!”.

Në vitin 2020, Swift publikoi një fotografi të maces së ulur me këmbët e saj të shtrira në divan, e cila mblodhi më shumë se dy milionë pëlqime në faqen e saj në Instagram.

Në vendin e katërt ishin qentë e Oprah Winfreyt Sadie, Sunny, Lauren, Layla dhe Luke me 30 milionë dollarë (28.5 milionë euro) pasuri; Pomeranian Jiffpom me 25 milionë dollarë (23.7 milionë euro); macja e të ndjerit Karl Lagerfeld, Choupette, me 13 milionë dollarë (12.3 milionë euro); dhe qeni i aktores së ndjerë Betty White, Pontiac, me pesë milionë dollarë (4.7 milionë euro). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Kalo në kategori