LAJMI I FUNDIT:

Macja agresive ndaj kalimtarëve, nuk sulmon gratë dhe fëmijët (Video)

Macja agresive ndaj kalimtarëve, nuk sulmon gratë dhe fëmijët (Video)

Banorët e një zone në Stamboll të Turqisë, që kujdesen për një mace të rrugës, po befasohen së fundmi me sjelljet e saj.

Kafsha është bërë agresive ndaj kalimtarëve dhe qenve, por nuk i sulmon gratë dhe fëmijët që i kalojnë pranë, transmeton Telegrafi.


“Ka sjellë në jetë të vegjlit, për këtë mund të bëhet agresive” ka thënë një banor për macen, që gjithmonë ka qenë e shoqërueshme.

Kohëve të fundit, sjelljet e saj janë shumë më ndryshe dhe jo njëjtë ndaj të gjithëve, andaj po kërkohet mendimi i ndonjë veterineri për këtë ndryshim. /Telegrafi/