LAJMI I FUNDIT:

Lyft bëhet kompani publike, vlerësohet me 25 miliardë dollarë

Lyft bëhet kompani publike, vlerësohet me 25 miliardë dollarë

Kompania e shërbimit online të taksive Lyft, nisi tregimin e aksioneve duke u vlerësuar me 87.24 dollarë për aksion apo më shumë se 20 për qind nga çmimi 72 dollarë dhe se kishte shitur 32.5 milionë aksione.

Sipas llogaritjeve të para, vlerësohet se kompania ka mbledhur 2.3 miliardë dollarë nga shitja e aksioneve dhe kështu vlera e kompanisë shkoi në 25 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.

Aksionet qëndruan në 87 dollarë për pak minuta përpara se të binin në 80 dollarë dhe kërkesa për ato ishte e madhe.


Lyft në vitin 2018 njoftoi se kishte 900 milionë dollarë humbje.

Rivali numër një i kompanisë, Uber, pritet të dalë në bursë gjatë muajit prill pasi kishte aplikuar në fshehtësi po të njëjtin ditë me Lyft. /Telegrafi/