Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka publikuar sot vëzhgimin e bërë nga tre kandidatët e pavarur për qarkun e Tiranës, Lezhës dhe Gjirokastrës, përkatësisht Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.
Lëvizja Vetëvendosje pretendon për shkelje ligjore të bëra nga komisionet e qendrave të numërimit gjatë procesit të numërimit të votave. Këto shkelje përfshijnë moslejimin e vëzhguesve të pavarur për të hyrë në qendrat e numërimit, presion për të mos dokumentuar krimet elektorale gjatë procesit të numërimit, injorimin e kërkesave të tre kandidatëve nga komisionet të numërimit të votave, etj.
“Vendime për të mos lejuar vëzhguesit e tre kandidatëve të pavarur të hynë në disa prej qendrave të numërimit, veçanërisht gjatë procesit të hapjes së kutive. Presioni dhe kërcënimet drejtuar vëzhguesve për të mos dokumentuar me fotografi dhe video krimin elektoral që ka ndodhur brenda qendrave të numërimit. Pengesat direkte edhe të kandidatëve për të hyrë në disa prej qendrave të numërimit, si në rastin e Shkollës “Bajram Curri” në Tiranë. Mosreagimin dhe moskokëçarjen prej komisioneve të numërimit të votave, ndaj kërkesave legjitime të vëzhguesve të tre kandidatëve të pavarur. Eliminimi nga procesverbali i raportimit të votave në “Shkollën e Kuqe” në Tiranë për kandidatin Boiken Abazi në datën 26 prill 2021. Dhuna e pajustifikuar që shpërtheu brenda dhe jashtë shkollës “1 Maji” në Tiranë nga komisionerët si dhe nga forcat e policisë, duke i shtuar brutalitet atmosferës kërcënuese, e duke rrënuar procesin zgjedhor”, shkruan Lëvizja Vetëvendosje.
Një fenomen të cilit Lëvizja Vetëvendosje i ka vënë fokusin është shpallja e votave si të pavlefshme, gjë që është bërë me qëllim nga ana e numëruesve sipas Vetëvendosje në Shqipëri.
“Përsëritja e fenomenit të vjedhjes dhe/ose shpalljes së votës si të pavlefshme nga ana e komisionerëve përmes vendosjes së një “X” të dytë në shumë fletëvotime ku ka patur votim të kandidatëve të pavarur. Kjo gjë është dokumentuar gjerësisht në raportet me shkrim që kemi nga vëzhguesit tanë, por edhe në fotografi, madje edhe në një video të ardhur nga Qarku Gjirokastër”, reagoi LVV në Shqipëri.
Gjithashtu, Lëvizja Vetëvendosje lëshoi akuzë edhe ndaj policisë së shtetit për zbatim të urdhrave të paligjshme.
“Keqpërdorimi i Policisë së Shtetit duke e vendosur në shërbim të zbatimit të urdhrave të jashtëligjshëm që janë dhënë në disa raste prej disa prej kryetarëve të qendrave të numërimit”, tha LVV Shqipëri, duke shtuar se ekipi i LLV është duke grumbulluar prova filmike dhe dëshmi me shkrim për të dorëzuar ankesat pranë organeve përkatëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
BDI për Jeni Xhaminë në Manastir: Vendim që thellon ndarjet ndërfetare dhe ndëretnike në shoqërinë tonë
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje