Vetëvendosje reagon pas paralajmërimit të AGK-së se do t'u kërkojë gazetarëve t’i bojkotojnë takimet LVV-LDK

Pas paralajmërimit të kryetares së Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli se do të kërkoj nga gazetarët që ta bojkotojnë përcjelljen e takimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për shkak të trajtimit që po u bëhet, ka reaguar zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.Sipas tij, reagimi dhe thirrja e AGK-së për të bojkotuar këto takime është i papranueshëm.
“Personalisht jam kujdesur që me të arritur te Kuvendi, në çdo takim, gazetarët të presin brenda në Kuvend, madje edhe në kohën kur Kuvendi nuk ishte i konstituuar. Nuk ka asnjë nevojë që dikush të qëndrojë në të ftohtë dhe këtë e kemi evituar në secilin takim”, shkruan Manxhuka.





































