LAJMI I FUNDIT:

LVV reagon pas akuzave të PDK-së për Telekomin: Sejdi Hoxha i ka kushtuar Postës mbi 50 mijë euro për dy vite

LVV reagon pas akuzave të PDK-së për Telekomin: Sejdi Hoxha i ka kushtuar Postës mbi 50 mijë euro për dy vite
Foto: Arkiv

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka reaguar pas akuzave të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdiu Hoxha, i cili ka thënë se LVV është fajtore për gjendjen e krijuar në Telekom.

Kryeziu ka thënë se deputeti Sejdi Hoxha sa ishte kryeshef i Postës ka përfituar mijëra euro, ndërkohë që ndërmarrja ka punuar në humbje, transmeton Telegrafi.

“Sejdi Hoxha, deputet i PDK-së dhe deri para një viti Kryeshef Ekzekutiv i Postës së Kosovës, e cila deri në vitin 2011 ishte një me Telekomin, paska sulmuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! përmes një konference për shtyp për gjendjen e krijuar në Telekom.


Pra, ai që duke qenë PDK u bë Kryeshef në një ndërmarrje publike nga viti 2012-2019 vetëm për t’u rikthyer më pas sërish në origjinë si deputet i PDK-së, qenka shqetësuar tash për Telekomin.
Ky deputet që po ja don “të mirën” Telekomit e po e sulmon LVV-në, ka përfituar mijëra euro duke qenë në krye të Postës e cila operonte me humbje milionëshe nën drejtimin e tij, përderisa LVV organizonte tryeza, interpelanca, e seanca të jashtëzakonshme në kundërshtim të shkatërrimit të Postës dhe Telekomit”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

PDK kërkon hetime të prokurorisë për aferat në Telekom, fajëson Vetëvendosjen
Lexo po ashtu PDK kërkon hetime të prokurorisë për aferat në Telekom, fajëson Vetëvendosjen

Zëdhënësi i LVV-së, thotë se Hoxha në vitin 2017 dhe 2018 i ka kushtuar Postës 50 mijë e 309 euro.

“Në vitin 2017 dhe 2018, z. Hoxha i ka kushtuar Postës 50 mijë e 309 euro, respektivisht 40 mijë e 438 euro (paga, bonuse, mëditje, shpenzime të telefonit, derivateve dhe reprezentacionit). Pra, rreth 4 mijë euro në muaj. Teksa, sipas raportit të auditorit të vitit 2018 Posta e Kosovës vazhdonte të operonte me humbje milionëshe, dhe për çdo vit kërkonte mbështetje financiare për pagat e punëtorëve, kryeshefi i kësaj kompanie, z. Hoxha, vetëm për shpenzime telefoni në vitin 2017 kishte harxhuar plot 8 mijë e 143 euro”, thotë ai.

Në fund të reagimit, Kryeziu ka thënë se “personat të cilët kanë vjelur ndërmarrjet publike jo rastësisht vijnë nga partia e cila është përgjegjësja më e madhe e shkatërrimit ekonomik”.

“Këta persona që kanë vjelur ndërmarrjet publike e që jo rastësisht vijnë nga partia e cila është përgjegjësja më e madhe e shkatërrimit ekonomik e dëmtimit të ndërmarrjeve publike, po na shfaqen kinse të shqetësuar për to. Duket që z. Hoxha sot paska vendosur të hedhë mjegull, por shifrat janë të qarta”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori