LAJMI I FUNDIT:

​LVV pret ndryshim të qasjes së BE-së në dialog, opozita skeptike

​LVV pret ndryshim të qasjes së BE-së në dialog, opozita skeptike
Foto: Ilustrim

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje pret ndryshim të qasjes së Bashkimit Evropian në dialog pas zgjedhjes së strukturave të reja.

Nga mazhoranca shpresojnë se me ardhjen e Kaja Kallas në krye të politikës së jashtme të BE-së, do të ndërtohet një strategji e re në dialog që mund të sjell rezultate. Mirëpo më skeptik për këtë janë në Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetarja e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë se kryediplomatja e re e BE-së, do të ketë qasje ndryshe ndaj shteteve që shtypin dhe cenojnë demokracinë, siç është Serbia.


“Kam shpresë se zonja Kallas do t’i jap një qasje ndryshe krejt procesit të dialogut në përgjithësi dhe do të ketë qasje ndryshe ndaj shteteve që synojnë me shtyp apo shkel demokracinë siç bën Serbia në këtë rast. Zonja Kallas duke qenë nga një shtet që është në kufi me Rusinë dhe duke qenë se kanë pasur vazhdimisht probleme të sigurisë atje, besoj se e dinë shumë mirë sa e rëndësishme është ndërtimi i demokracisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor që synojnë t’i bashkohen BE-së. Besoj se Kallas do të ndërtojë një strategji të re në dialog që do të sjelltë rezultate pozitive”, thotë ajo.

Por një gjë të tillë nuk e pret deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Deputetja opozitare deklaron se pavarësisht ndryshimeve në strukturat udhëheqëse, qasja e BE-së ndaj Kosovës në dialog do të vazhdojë të jetë e njëjtë.

“Nuk shoh që do të ketë qasje ndryshe sa i përket Kosovës. Ne duhet ta dimë se në institucione siç janë BE-ja dhe ShBA nuk ndryshohet qasja ani pse ndryshojnë personat të tjerë. Qasja është po ajo e njëjtë… Pavarësisht se kanë ndryshuar strukturat në BE, kemi njerëz të ri në pozita të ndryshme unë nuk shoh se mund të ketë ndryshim të qasjes ndaj Kosovës. Ku shoh se duhet të ketë ndryshim është te qeverinë e Kosovës”, shton ajo.

Mendim të njëjtë shpreh edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrija.

“Pavarësisht ndryshimeve që mund të ndodhin politikat e Bashkimit Evropian nuk do të ndryshojnë, pasi janë 27 vendet e BE-së që i bëjnë politikat dhe që kanë qenë në lidhshmëri me procesin e dialogut.Megjithatë qasja e dialogut nuk mund të ndryshojë, pasi Kosova dhe kjo qeveri ka marrë obligime pasi ka pranuar marrëveshjen, planin e Ohrit për zbatim të marrëveshjes. Kosova ka marrë obligime karshi faktorit ndërkombëtar”, thekson ajo.

Ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas pritet të jetë përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Albin Kurti shpesh herë ka akuzuar kryediplomantin aktual të BE-së, Josep Borrell por edhe ndërmjetësin e BE-së në dialog, Miroslav Lajçak për njëanshmëri në dialog./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori