LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku: Udhëtuam për rezultat pozitiv, por kemi luajtur dobët

Lushtaku: Udhëtuam për rezultat pozitiv, por kemi luajtur dobët

Drenica ka pësuar humbjen e 10-të këtë edicion në BKT Superligën e Kosovës.

Kuqezinjtë nga Skenderaj u mposhtën në udhëtim nga Ulpiana me rezultat 3-1.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku deklaroi pas ndeshjes se skuadra e tij kishte udhëtuar në Lipjan për rezultat pozitiv, por që luajtën dobët dhe humbën takimin.


“Kemi udhëtuar për rezultat pozitiv, por sot kemi pasur një paraqitje të dobët. Nuk jam i kënaqur me mënyrën e lojës që kemi luajtur”.

“Kemi pasur shumë gabime në pasime dhe në mbulim të kundërshtarit, ishim shumë të ngathët”.

“Mendoj që Ulpiana e ka fituar ndeshjen me mirët. E ka dashur fitoren më shumë, ka vrapuar më shumë”, u shpreh Lushtaku.

Tutje trajneri i Drenicës tha se kur skuadra nuk luan mirë, gjithmonë pëson humbje.

“Kur ekipi nuk luan mirë, pëson. Ne sot nuk kemi mundur ta aplikojmë lojën tonë. Ky terren është i mirë dhe na mundëson të luajmë bukur, pasi kemi lojtar të mirë të cilët janë të rrezikshëm dhe luajnë mirë me kombinime. Ulpiana, të gjitha golat që i ka shënuar, i ka shënuar me gabime tona. Ne duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, deklaroi Lushtaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori