LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku lirohet për arratisjen nga QKUK por dënohet me 12 mijë euro për dy arratisjet tjera

Lushtaku lirohet për arratisjen nga QKUK por dënohet me 12 mijë euro për dy arratisjet tjera

Gjykata Themelore në Prishtinë, të martën, ka shpallur aktgjykimin në rastin e arratisjes së ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt Sami Lushtakut dhe të tjerëve nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), e cila kishte ndodhur në vitin 2014.

Sipas aktakuzës, arratisja e ish-kryetarit të Skenderajt nga QKUK-ja, kishte ndodhur në maj të vitit 2014, derisa Lushtaku po merrte trajtim shëndetësor, në kohën kur ai ndodhej në paraburgim në rastin “Drenica”.


Mbrojtësi i Lushtakut, avokati Artan Qerkini njoftoi se i mbrojturi i tij është liruar nga akuza për arratisjen nga QKUK, ndërsa është dënuar me 12 mijë euro për dy arratisjet e tjera, njëra me 21 gusht 2015 dhe tjetra me 22 shtator 2015.

Sipas avokatit Qerkini, për arratisje nga QKUK të pafajshëm janë shpallur edhe gardianët të cilët kishin qenë në përcjellë të Lushtakut, Ylber Blakaj. Gzim Ahmeti dhe Xhevdet Zena, ndërsa të njëjtit janë dënuar me nga 1 mijë euro gjobë për dy arratisjet e tjera, raporton Betimi për Drejtësi.

Përpos tyre, të gjithë të akuzuarit tjerë janë liruar nga akuzat.

Në rastin e arratisjes, përveç Sami Lushtakut, po akuzohen edhe djali i tij, Mërgim Lushtaku, si dhe Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj, Ismet Haxha, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Ylber Blakaj, Gëzim Ahmetaj dhe Xhevdet Zena.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori