LAJMI I FUNDIT:

Lundrim i lirë në Ohër, marrëveshja me Maqedoninë e Veriut gjen të papërgatitur Pogradecin

Lundrim i lirë në Ohër, marrëveshja me Maqedoninë e Veriut gjen të papërgatitur Pogradecin

Lëvizja e lirë e mjeteve lundruese për qëllime turistike në liqenin e Ohrit, është një nga marrëveshjet e arritura në mbledhjen e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pak ditë më parë.

Për ministren shqiptare të Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kjo marrëveshje pritet të sjellë në Pogradec fluks më të madh vizitorësh. Fitimi i parë i pritshëm është ardhja e vizitorëve nga Maqedonia e Veriut në Pogradec.

Por ndryshe nga Ohri dhe Struga në Maqedoninë e Veriut, Pogradeci sot nuk ka asnjë mjet lundrues funksional për qëllime turistike.


Edhe një që erdhi para dy vitesh me qëllim kryerjen e shëtitjeve turistike ne liqen, nuk arriti të punojë dhe sot e kësaj dite qëndron e ankoruar në mol.

Mungesa e infrastrukturës në molin e Pogradecit për kontrollin teknik të mjeteve lundruese dhe verifikimin e tyre e bën thuajse të pamundur sot që pogradecarët të përfitojnë nga marrëveshja mes dy qeverive fqinje. Sipërmarrësit e zonës shpresojnë që ky të jetë momenti që moli i Pogradecit të ketë dhe një miniport që t’i shërbejë turizmit të zonës, raporton A2 CNN. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori