Lumnije Kqiku MD, DDS, Ph.D. është mjeke dhe ligjëruese në Universitetin e Mjekësisë në Graz Austri.

Më 12 dhjetor të këtij viti Lumnije Kqiku shpallet si një nga mjekët më të mirë në botë, duke u përfshirë në listën "Doctor-to-Doctor's Top World’s 100".


Ky çmim është një arritje e jashtëzakonshme që vlerëson punën e palodhur dhe përkushtimin e mjekëve që kontribuojnë në avancimin e fushës së shëndetësisë dhe dentistrisë.

Pjesëmarrësit në këtë listë përzgjidhen sipas një sërë kriteresh, të cilat përfshijnë nivelin e arsimit të mëtejshëm, ekspertizën specialistike dhe një angazhim të thellë në kërkimin shkencor.

Lumnije Kqiku ka treguar njohuri të shkëlqyera në fushën e saj, duke u shquar për aftësitë e saj profesionale. Kjo njohje nuk është thjesht një çmim, por një testament i përkushtimit të saj për t’i shërbyer fushës se shkencës dhe edukimit.

462646949 510813654906107 7097131974202534467 n

Një nga aspektet që e dallon z. Kqikun është angazhimi i saj në organizimin e kongreseve, konferencave dhe seminareve, leksioneve dhe aktiviteteve kërkimore.

Ajo ka pasur një rol aktiv në promovimin e praktikave të reja dhe inovative në dentistri sidomos traumatologji dhe endodoncion, duke ndihmuar kolegët e saj të përmirësojnë shërbimet që ofrojnë.

Këto aktivitete e vendosin atë si një lidere në fushën e saj, duke i dhënë zë njohurive dhe përvojave të saj, dhe kështu duke kontribuar në ndërtimin e një komuniteti më të fuqishëm profesionalisht.

Përveç angazhimeve të saj në edukim dhe kërkimin shkencor, Kqiku ka përmirësuar format e përdorimit të teknologjisë në praktikën dentare. Ajo ka implementuar teknologji inovative që kanë revolucionarizuar trajtimin dhe menaxhimin e pacientëve sidomos atyre me traumë akute dento - alveolare.

Këto ndryshime jo vetëm që përmirësojnë efikasitetin e procedurave, por gjithashtu rrisin kënaqësinë dhe besimin e pacientëve në trajtimet dentare.

Kjo qasje e përparuar për të lehtësuar proceset praktike e bën Kqikun një model për mjekët e tjerë dhe një frymëzim për brezat e ardhshëm të profesionistëve të shëndetësisë.

E gjithë kjo punë e palodhur dhe angazhimi i përgjegjshëm për të sjellë ndryshime të dukshme në fushën e mjekësisë e bëjnë Kqikun meritore për këtë nder të lartë.

Ky çmim nuk është vetëm një arritje personale, por një reflektim i përmirësimit të vazhdueshëm dhe angazhimit për të ofruar shërbime cilësore shëndetësore.

466127765 599403922551401 7783045773023911568 n

Dr. Kqiku ka marrë shumë çmime kërkimore dhe është ftuar në shumë vende ku ka mbajtur leksione të shumta “keynote” dhe ka shërbyer si eksperte e endodontikës dhe traumatologjisë dentare. Ajo është anëtare e shumë shoqatave dentare vendore dhe ndërkombëtare.

Në prill të vitit 2023, Dr. Kqiku është nderuar me Çmimin “Personalitet Nderi me medalje të artë” nga Qyteti i Graz-it të Austrisë.

Në përfundim, ne e urojmë ngrohtësisht Kqikun për këtë njohje të madhe të ekspertizës së saj. Kjo është një arritje e madhe jo vetëm për Kqikun por edhe për komunitetin shëndetësor në tërësi, si dhe popullin shqiptarë duke treguar se me përkushtim, inovacion dhe njohuri, çdo profesionist mund të arrijë majat e suksesit. Ndarja e “Çmimit për Arritje Jetësore”, do të bëhet në qershor 2025 në Sardegna të Italisë. /LumturijeBekaj/

466114029 629421489415343 4707766621366392195 n