Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.

Telegrafi Sport duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm për futbollin vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.


Lumbardh Dellova – "Mbrojtësi më i mirë i vitit" dhe "Lojtari më i miri i vitit nga lexuesit e Telegrafit"

Mbrojtësi i Ballkanit, ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të kampionatit, ku fal paraqitjeve të tij, vazhdon të marr ftesa nga Përfaqësuesja e Kosovës, ku edhe ka debutuar duke zhvilluar tri ndeshje shumë të mira në vitin 2023.

24-vjeçari ka luajtur në disa pozita këtë vit, nga qendra e mesfushës, te qendra e mbrojtjes, duke treguar se është një prej lojtarëve më të mirë me lojën me këmbë në Kosovës.

Cmimi sportisti i vitit nga Telegrafi foto Ridvan Slivova 10 Mbrojtës i vitit, Lumbardh Dellova dhe gazetari Betim Zeqiri

Dellova gjatë vitit 2023 ka zhvilluar 41 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar edhe katër gola dhe ka dhuruar një asistim.

Mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova ka fituar edhe çmimin “Më i miri nga lexuesit” për vitin 2023, çmim i cili dhurohet për herë të dytë këtë vit nga redaksia e sportit në portalin numër një në vend Telegrafi.

Telegrafi cmimi sportisti i vitit foto Ridvan Slivova 24

Në këtë sondazh ku ishin plot 20 futbollistë, pati mbi 10,000 vota apo më saktësisht plot 10,290 vota, të cilat zgjodhën edhe fituesin.

Fitues i çmimit “më i miri nga lexuesit” ishte mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova, i cili fitoi 21 për qind të vota të përgjithshme.

Cmimi sportisti i vitit nga Telegrafi foto Ridvan Slivova 14 "Më i miri nga lexuesit e Telegrafit", Lumbardh Dellova dhe gazetarja Egozona Shigjeqi


/Telegrafi/

telegrafi sport app