LAJMI I FUNDIT:

Lulëzimi i tregut të marihuanës në Serbi – Aleksandar Vulin dhe ish-shefi i BIA-s po pengojnë hetimet që mund të kërcënojë qeverinë

Lulëzimi i tregut të marihuanës në Serbi – Aleksandar Vulin dhe ish-shefi i BIA-s po pengojnë hetimet që mund të kërcënojë qeverinë

Shefi aktual i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin dhe ish-kryespiuni dhe tani shefi i policisë Bratisllav Gashiq, janë dyshja që me urdhër të Presidencës së Serbisë u vendosën për të drejtuar të njëjtën pozitë në sektorin e sigurisë, pra të kontrollojnë të gjitha hetimet që mund të kërcënojnë qeverinë.

Siç shkruajnë mediet serbe, derisa Vulin dhe Gashiq u vendosën në pozitat më të rëndësishme në sektorin e sigurisë, tregu i marihuanës lulëzoi në Serbi.

“Dhe jo vetëm që lulëzoi, siç thuhet nga hetuesit në plantacionin më të madh të kësaj uzine ilegale në Evropë, por edhe krimi i organizuar, lufta klanore, grupet e huliganëve, tregtia e dyshimtë e armëve, si dhe korrupsioni në të gjitha sferat”, shkruan e përjavshmja serbe NIN.


Vulin që është në krye të BIA-s që nga 1 dhjetori 2022, ka qenë ministër i Brendshëm nga viti 2020 deri 2022 dhe ministër i Mbrojtjes nga viti 2017 deri 2020. Gashiq i cili është ministër i Brendshëm që nga viti 2022, ka qenë ministër i Mbrojtjes nga viti 2014 deri 2016 dhe shef i BIA-s nga viti 2017 deri 2022.

Ata kishin biografi të ndryshme, të cilat kishin një të përbashkët se asgjë nuk i rekomandonte të drejtonin sektorin e sigurisë. Vulin e filloi karrierën e tij politike në vitet 1990 në anën e kundërt të shumicës dërrmuese të të rinjve të asaj kohe, sepse ai ishte në JUL-in famëkeq që drejtohej nga Mirjana Markoviq, gruaja e Sllobodan Millosheviqit.

Narkoshteti i Vuçiqit: Si u shndërrua Serbia në eldorado për tregtarët dhe prodhuesit e drogës?
Lexo po ashtu Narkoshteti i Vuçiqit: Si u shndërrua Serbia në eldorado për tregtarët dhe prodhuesit e drogës?

Gashiq ishte një shitës kafeje, i cili e quajti Bata Santos. Ajo që i dallon aktualisht këta te dy është se Vulin ishte i pari që u fut në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç thuhet, për “krimin e organizuar ndërkombëtar, tregti të paligjshme të drogës dhe abuzim me postin publik”.

Afërsia me regjimin në Rusi, që ishte gjëja e parë që kapi makineria propagandistike e Qeverisë e Serbisë, u përmend kalimthi.

“Sanksionet për Aleksandar Vulinin nënvizojnë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbajtur përgjegjës ata të përfshirë në aktivitete korruptive që promovojnë agjendat e tyre politike dhe interesat personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në arsyetimin e Departamentit amerikan të Tregtisë, duke shtuar se “këto aktivitete korruptive lehtësojnë aktivitetet dashakeqe të Rusisë në Serbi dhe në rajon”.

Në periudhën kur Gashiq ishte tashmë Ministër i Policisë dhe Vulin nuk ishte emëruar ende në krye të BIA-s në nëntor 2022, inspektori Sllobodan Milenkoviq zbuloi se ai po vëzhgohej nga anëtarë të këtij shërbimi sekret. BIA deri më tani nuk ka dhënë shpjegime.

Nga krimi i organizuar, droga e afërsia me Rusinë për destabilizim të Ballkanit – akuzat që rëndojnë mbi kreun e BIA-s
Lexo po ashtu Nga krimi i organizuar, droga e afërsia me Rusinë për destabilizim të Ballkanit – akuzat që rëndojnë mbi kreun e BIA-s

“Asnjëherë nuk është verifikuar pretendimi i Marko Milkoviqit, i cili u akuzua me Veljko Belivukun për drejtimin e një grupi kriminal, se Vulin si ministër i Punëve të Brendshme u kishte ofruar sigurimin e plantacionit të marihuanës së Jovanicës. Milkoviq ka folur për Jovanicën, por indirekt, pa specifikuar se për cilin plantacion e kishte fjalën. Dyshohet se, sipas fjalëve të tij, Vulin i ka kërkuar sigurimin e pronës që zotëron dhe se është i lidhur me një ‘gjerman’ (Predrag Koluvija, i cili ka edhe nënshtetësi gjermane). Milkoviq e refuzoi ofertën sepse nuk donin të punonin së bashku me agjentët e BIA-s”, shton media serbe.

Ish-shefi i BIA-s ka pasur korrespondencë me të pandehurin e parë për Jovanicën, Predrag Koluvija, megjithatë inspektori Mitiq duke dëshmuar për këtë rast, deklaroi se Koluvija i tregoi atij një korrespondencë shumë më thelbësore me Gashiqin.

“Është interesante se jo të gjithë telefonat e Koluvijas janë hetuar, ashtu siç nuk janë hetuar asnjë nga telefonat e përfaqësuesve të autoriteteve të përmendura në rastin Jovanica. Mitiq ka dëshmuar se gjatë aksionit në Jovanicë është paraqitur tashmë pjesëtari i BIA-s, Aleksandar Toshiq, i cili ka apeluar te drejtuesit e kësaj agjencie dhe ka kërkuar që i gjithë rasti të mos bëhet publik. Ai dëshmoi se eprori i Toshiqit, Mirko Shkero, shefi i qendrës së BIA-s në Beograd, më pas e kishte pyetur inspektorin Milenkoviq përmes telefonit për të njëjtën gjë, duke thënë se kështu kishte thënë Gashiq, drejtori i atëhershëm i shërbimit sekret”, shkruan NIN.

Si u privatizua Agjencia serbe për Siguri dhe Informim (BIA) nga Vuçiqi?
Lexo po ashtu Si u privatizua Agjencia serbe për Siguri dhe Informim (BIA) nga Vuçiqi?

Kuvendi i Serbisë ia besoi këtë pozitë në të njëjtën ditë kur u dërgua në burg policja Katarina Petroviq.

“Qëllimi ynë ishte të arrestonim Mirko Shkerin dhe Bratisllav Gashiqin, pas së cilës ‘presionet ndaj nesh u shumëfishua'”, tha Mitiq.

Duhet të kihet parasysh gjithashtu se Milenkoviq, shefi i Departamentit të Katërt që merret me luftën kundër drogës në Policinë e Beogradit, i cili zbuloi Jovanicën, ende nuk ka dëshmuar.

Zyrtari i SNS-së, Vladimir Gjukanoviq, duke vepruar si avokat i Koluvijës, e quajti dëshminë e Mitiqit një “tentativë grusht shteti”, sepse policia “duhej të kishte sulmuar BIA-n me urdhër të dikujt”.

Ishte e habitshme që gjatë gjykimit, mbrojtja e Koluvijës kaloi më shumë kohë në marrjen në pyetje të inspektorit Mitiq që përfaqësonte Gashiqin, Vulin dhe vëllain e presidentit, Andrej Vuçiq, sesa klientin e tyre.

Është e pashpjegueshme se si as MPB-ja e as BIA, që është normale, së paku nuk e kanë vënë re konsumin e lartë të energjisë elektrike në Jovanicë. Vulin dhe Gashiq, përveç që ishin mbledhës të funksioneve në sektorin e “forcës”, ata ishin përfshirë edhe në afera tashmë të pazgjidhura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori