LAJMI I FUNDIT:

Lukaku i gatshëm të ul ndjeshëm pagën për të qëndruar te Interi

Lukaku i gatshëm të ul ndjeshëm pagën për të qëndruar te Interi

Romelu Lukaku thuhet se është gati të ulë pagën e tij për të ndihmuar zgjatjen e qëndrimit të tij në Inter, por edhe Chelsea gjithashtu duhet të bëjë zbritje në huazimin e tij.

Qendërsulmuesi e ka bërë të qartë shumë herë se është i lumtur në Milano dhe i vjen keq që ka bërë transferimin prej 113 milionë euro në “Stamford Bridge” në verën e vitit 2021.

Ai u rikthye një vit më vonë në huazim për 8 milionë euro dhe më në fund po gjen sërish formën e tij pas një sezoni plot me probleme lëndimesh.


Duke u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt dhe finalen e Kupës së Italisë me Fiorentinën, Lukaku është i etur të lërë gjurmën e tij që të mund të bindë Interin që ta mbajë atë edhe për një vit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, belgu është i përgatitur të ulë pagën e tij për të ndihmuar në arritjen e marrëveshjes, por duhet të ndodhin edhe dy situata të tjera.

Interi duhet të përfundojë në top katërshen dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ndërsa Chelsea duhet t’u japë atyre një zbritje në koston prej 8 milionë eurosh për një huazim për një sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori