Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, kërkon nga Qeveria e Kosovës që në bisedimet me Serbinë të kërkojë që ajo të kujdeset për Luginën, ndryshe të mos vazhdojë dialogun.
Sipas tij, ky do të ishte reciprocitet, pasi edhe Serbia ndihmon komunat serbe në territorin e Republikës së Kosovës. Mustafa, që do të marrë postin e kryetarit të Komunës pas dy vitesh në bazë të një marrëveshjeje politike, thotë se të drejtat e shqiptarëve në Luginë vijojnë të jenë “mollë e ndaluar”.
Me fillimin e mandatit me partnerin e koalicionit që aktualisht udhëheq me Komunën, Ragmi Mustafa thotë se është kthyer qeverisja e mirë në Preshevë.
Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa akuzon Shqiprim Arifin për keqmenaxhim dhe lidhje të “kontratave të mbrapshta” në vlerë prej 1 milion eurosh vetëm pak kohë para zgjedhjeve.
“Në fushatë parazgjedhore pushteti arrit të gjej i ndikuar maksimalisht prej elektorit dhe sistemit të votave, por nganjëherë edhe vet i stimuluari ju paraprin këtyre gjërave dhe është arritur që në vetëm pjesën e parë të vitit 2021, të lidhën kontrata pune me punë kryerës mbarë e mbrapsht, vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e mbështetjes së elektoratit për votën ose partia në pushtet të arrijë të bëjë pushtetin në komunën e Preshevës që realisht duke falënderuar një mase të madhe të votuesve shumë të vetëdijshëm, kanë qëndruar stoik në qëndrimet e tyre dhe kemi arritur që të bëjmë një pushtet tjetër. Ato kontrata të lidhura në një periudhë kohore, një muaj para zgjedhjeve kapin shumën më shumë se 1 milion euro”,
Mustafa thotë se kanë trashëguar borxh që rëndon buxhetin e Komunës së Preshevës.
“Sado që lëmshi të jetë i pështjellur, fijen do t’ia gjejmë. Dhe kemi arritur që të gjejmë fijen në mënyrë që të procesojmë ashtu siç duhet mbi bazën e mundësive që kemi. Por, jo jashtë atyre mundësive”, zotohet zëvendëskryetari i Preshevës.
Sipas tij, në Preshevë po kthehet menaxhimi i mirë i komunës me ato pak mjete që ka në aspektin financiar.
Më tej, thekson se shqiptarët varen edhe nga politika e Beogradit, duke theksuar këtu edhe vështirësitë që kanë në shprehjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Serbi.
“Të drejtat e shqiptarëve janë akoma ‘mollë e ndaluar’ dhe që nuk është e zgjidhshme si nyje me Beogradin qendror. Për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare të identitet kombëtar të shqiptarëve këtu. Dhe këtu mjerisht përsëritet një thënie e Beogradit qendror që ka qenë për sa vite në Kosovë duke i ndarë qytetarët e Kosovës si ‘shqiptarë’ dhe ‘albanska’ ata që janë nga Shqipëria. Kanë përdorur dhe po përdorin edhe institucionin të Beogradit qendror termin ‘shqiptarë’ që është nënçmues, denigrues dhe fyes. Dhe këtë e bëjnë pushtetarët në Beograd”, shprehet ai në intervistën për KosovaPress.
Presheva është e banuar me 95 përqind të shqiptarëve, por kështu nuk ndodh edhe në Bujanoc dhe Medvegjë.
Mustafa thotë se Qeveria e Kosovës në bisedimet me Serbinë duhet të kërkojë të vendosë për të drejtat e banorëve në tri komunat shqiptare.
“Të mos vazhdohen bisedimet përderisa Serbia nuk pranon që të kujdeset Qeveria e Republikës së Kosovës, autoriteti më i lartë i qeverisë, Albin Kurti, për pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë. Dhe kjo të ishte lehtësia më e madhe që do t’i bëhet Qeverisë Kurti në të ardhmen. Sepse duke qenë shumë energjik ndaj shqiptarëve në Beogradin qendror, do të vihet në pozitë që të zmbrapset shumë hapa mbrapa. Sepse në planet e tyre millosheviqiane nuk shihet se ndryshojnë mendje karshi shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë, Bujanovoc”, deklaron ai.
Arditë Sinani nga Partia për Veprim Demokratik, udhëheq aktualisht me Preshevën, por në bazë të marrëveshjes së koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa do të jetë kryetar Komune në dy vitet e fundit të mandatit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova