Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti dhe deputeti i Vetëvendosjes Salih Zyba, janë përplasur mes vete për çështjen se a duhet që debati për Luginën e Preshevës të mbahet i mbyllur apo jo.
Përplasja mes tyre ka vazhduar duke i bërë pyetje njëri- tjetrit, ndërkohë që në debat ka ndërhyrë edhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi.
Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, ka thënë se për çështjen e Luginës së Preshevës duhet të flasin duke i pasur parasysh mundësitë që i kanë.
“Ne ndonjëherë po flasim shumë dhe mundësitë tona i dimë, i dimë kompetencat tona, i dimë rregullat, ne nuk mund të shkojmë akoma me e kalu kufirin e Kosovës në drejtim të Serbisë me targa të rregullta të Kosovës. Andaj edhe kur flasim se çka duhet të bëjmë për atë duhet ta kemi parasysh. Adresimi më i mirë me argumente është edhe me iu drejtua Bashkimit Evropian dhe ambasadave që janë këtu edhe fondacioneve të ndryshme që financojnë arsimin, kulturë, shkencën. Është një mekanizëm i regjioneve në Evropë i cili ka mjete dhe ka angazhime regjionale e në këtë rast do të thoja që sikur edhe Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do të pretendonin që të anëtarësohen në këtë mekanizëm përfaqësues të regjioneve të Evropës që kanë situata të ngjashme, njëjtë po besoj se do të kishin përfitime më të mëdha. Ndonjëherë kur të flasim fjalë të mëdha duhet t’iu them që duke dashur që t’i ndihmojnë ne i dëmtojmë ata më shumë, sepse edhe akuzat drejtim nesh nga ata që nuk duhet t’i kemi i kemi të tilla çfarë i kemi. Prandaj, po them që mirë ndodhi debati, por mendoj që duhet t’i shtrojmë këmbët sa na mbërrin jorgani”, tha ai.
Haliti tha se më mirë ka qenë që për Luginën e Preshevës të kishte qenë debati i mbyllur, pasi sipas tij do të diskutohej realisht për situatën dhe sa mund ta ndihmojë Kosova Luginën e Preshevës.
Ndaj kësaj ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, i cili propozimin që debati për Luginën e Preshevës të mbahet i mbyllur e quajti të rrezikshëm.
Deputeti Zyba ka vazhduar të flas ani pse kryesuesi Xhavit Haliti nuk ia ka dhënë fjalën.
“E pate një propozim shumë të rrezikshëm. Propozimi yt ke që të kalojmë në diskutime të mbyllura, para teje kryesuesi e kufizoi në 5 minuta. Haliti: E shliruam Preshevën”.
Pasi që i ka dhënë fjalët, deputeti Zyba ka pasur kritika rreth rezolutës së presidentit Thaçi, ku ai ka thënë se është kontabanduar. Por, menjëherë i ka reaguar nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, i cili e ka pyetur se sa vjet i ka.
“Sa vjet i ki ti, uroj që të mësosh më shumë çka ka ndodh përpara, po nuk kemi nevojë të shtyhemi këtu kush ka kontribuar më shumë, jemi në Kuvend të Kosovës tash kemi 20 vjet pas luftës, historinë kanë me e shkrua qysh duhet. Nuk jemi nënshkrues të historisë dhe nuk duhet të shkruajmë ne histori, kështu që nuk po dua të ndërhyjmë unë as nuk kam shpërndarë rezoluta as nuk kam shkruar rezoluta, shikojeni, tash flet Ismaili”, tha ai.
E deputeti Sali Zyba, duke iu përgjigjur Halitit, tha se ai 20 vjetët e fundit i ka të krimbura.
“Gjysma e vjetëve të mija janë po aq sa fatkeqësia e Kosovës prej se qeverisni ju. 20 vjet e mas luftës këto dëme që ia keni bërë shtetit, shtoja edhe 20 i kam kaluar në të 40. Këto janë vjet e mija dhe janë të shëndosha, të juve së paku të 20 e fundit janë të krimbura, janë të rrezikshme për vendin tonë”, tha ai.
Përgjigje sërish i dha nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, i cili tha se në vjetët e tij askush nuk do të mund të i bëjë ndonjë njollë.
“Unë nuk flas në shumës, por po të them që vjet e mija që janë , e 46 për Kosovën kurrë nuk kanë lëvizur, kurrë dhe kurrë as ti as soji yt, as të tjerët nuk kanë me mujt me vu asnjë njollë. Propaganda është propagandë, ti je i ri dhe uroj që ti të mbetesh patriot kështu siç je edhe me biznes edhe me të gjitha të ecin këmbët mbarë në Kosovë”, tha ai.
Në debat është përfshirë edhe deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, i cili ka pasur një urim për Xhavit Halitin e Sali Zybën.
“Ishalla të gjithë ka 100 i bëni edhe ishalla keni shëndet, e ishalla kontribuoni për Kosovën edhe më shumë seç keni kontribuar deri më tash, secilit kurrkush nuk ka me ia mohua kontributin. Nuk kemi nevojë të dëgjojmë kurrkënd me na tregu qysh e keni çliruar Preshevën, se me pas çlirua nuk ishin kanë ata të shkretë në këtë situatë”, tha ai./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
Presidentja Osmani takon Presidentin Trump në Paris
Muja: Njazi Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike
Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe
Vdiq pas aktit seksual në makinë, telefoni zbardhi detaje të ngjarjes në Korçë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?