LAJMI I FUNDIT:

Luftoni aknet me qepë

Luftoni aknet me qepë

Qepa e zakonshme mund t'ju ndihmojë në luftën kundër akneve, por edhe për zbardhimin dhe kujdesin e lëkurës. Ne ju sjellim recetat për maskat e fytyrës me qepë.

Këto maska u përshtaten të gjitha llojeve të lëkurës, ndërsa qepën e kombinoni me perime të tjera për rezultate më të mira.

Qepa dhe karota
Për këtë maskë ju nevojiten: 1 lugë lëng karote të freskët, 1 lugë lëng i shtrydhur nga qepa, 1 e verdhë e vezës dhe 1 lugë vaj ulliri.
Përzieni të gjithën dhe vendoseni në fytyrë. Ju duhen 20 minuta për të vepruar. Pastaj shpëlani. Kjo maskë vepron edhe si tonik.

Maska kundër akneve me kumbulla
Ju duhen: 1 lugë lëng i shtrydhur nga qepa, bërthama e 7 kumbullave të ziera dhe 2 lugë vaj ulliri.
Përzieni të gjithë përbërësit së bashku dhe vendoseni përzierjen në fytyrë, veçanërisht në zonat e prekura nga aknet. Lëreni të veprojë për 30 minuta dhe pastaj shpëlani.


Qepa dhe dardha
Përgatitja: 2 lugë lëng i shtrydhur nga qepa, 1 dardhë të përpunuar në mikser dhe gjysmë filxhani qumësht.
Përzieni të gjithë përbërësit dhe aplikoni me prekje të lehta në fytyrë. Pas 15 deri në 20 minuta shpëlani maskën nga fytyra. Përndryshe, kjo përzierje ka edhe efekt zbardhues.

Për pikla
Për t’i zbutur piklat në fytyrën tuaj, mund ta bëni edhe këtë maskë.
Do t’ju duhen: gjysmë molle, 1 lugë mjaltë, 1 lugë e vogël me pluhur të acidit askorbik, 1 e verdhë e vezës, 1 lugë uthull molle, 3 lugë vaj bimësh dhe 2 lugë lëng të shtrydhur nga qepa.
Përzieni të gjithë përbërësit ngadalë në një masë kompakte. Vendoseni në vendin me pikla dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Edhe kjo maskë vepron edhe si tonik, meqë përmban uthull molle.

Rrudhat dhe lëkura e thatë
Kjo përzierje është e shkëlqyeshme kundër rrudhave dhe lëkurës së thatë.
Do t’ju duhen: 1 lugë lëng i shtrydhur nga qepa, 1 patate, 250 ml qumësht dhe 1 lugë mjaltë. Zieni pataten e qëruar në qumësht dhe kur të jetë gati të gjitha përzieni me mikser në një përzierje të lëngshme, shtoni lëngun nga qepa dhe mjaltin dhe përzieni mirë. Vendoseni përzierjen në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Pastrojeni fytyrën me ujë mineral të gazuar. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Truk për gjoks më të madh për të cilin vajzat çmenden! (Video)

Truk për gjoks më të madh për të cilin vajzat çmenden! (Video)

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori