Mesfushori i Sassuolos, Manuel Locatelli duket se do të bëhet emri më i nxehtë në tregun e transferimeve të verës pasi interesim për të kanë shprehur klubet e mëdha evropiane si Juventus, Paris Saint-Germain, Manchester City, Chelsea, Real Madrid dhe Shakhtar Donetsk.

Ish-produkti i të rinjve të Milanit ka lulëzuar me formën e tij te Sassuolo dhe ka fituar një vend në skuadrën e Italisë së Roberto Mancinit për Euro 2020.


Juventusi ka kohë që është interesuar për transferimin e tij, por ka shumë klube jashtë Serie A që po duan transferimin e Locatellit.

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, një luftë e ofertave mund të shpërthejë midis finalistëve të Ligës së Kampionëve, Manchester City dhe Chelsea.

Paris Saint-Germain gjithashtu po mbikëqyr situatën, ndërsa ardhja e Carlo Ancelottit në Real Madrid mund të hapë dyert edhe për italianin atje.

Locatelli 2

Sassuolo nuk ka nevojë të shesë, kështu që do të ndahej me njërin prej yjeve të tyre vetëm për një shumë të madhe - mbi 50 milionë euro - ose nëse lojtari do të kërkonte të largohej.

Një kandidat intrigues mbetet Shakhtar Donetsk, pasi do të shihte që Locatelli të ndjek ish-trajnerin e tij te Sassuolo, Roberto De Zerbi në Ukrainë. /Telegrafi/

telegrafi sport app