LAJMI I FUNDIT:

“Luftë” brenda Kontinentit të Vjetër – liderët evropianë po garojnë kush do të jetë ‘zëri’ i Trumpit

“Luftë” brenda Kontinentit të Vjetër – liderët evropianë po garojnë kush do të jetë ‘zëri’ i Trumpit

Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, ka një qasje interesante ndaj politikës së jashtme, e cila mund të përshkruhet si e paparashikueshme.

Ndërkohë, politikanët evropianë nuk mund t’ia lejojnë vetes ndryshimet e tij të shpeshta.

Për këtë arsye, në Kontinentin e Vjetër aktualisht po zhvillohet një lloj “lufte” mes politikanëve për të siguruar rolin e “pëshpëritësit” të presidentit amerikan.


Në një analizë Politico ka renditur figurat që kanë shanset më të mëdha për këtë pozicion.

Në krye të kësaj liste është Giorgia Meloni, kryeministrja e Italisë. Ajo është një nga vetëm katër liderët botërorë që ka folur me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, që nga momenti kur ai u konfirmua në këtë rol.

Për më tepër, Meloni ka qenë disa herë në Mar-a-Lago pas fitores së 78-vjeçarit në zgjedhjet e nëntorit dhe ishte e ftuar personalisht në inaugurimin e tij.

Megjithatë, ajo që mund ta dëmtojë është lidhja e saj me administratën e mëparshme të Joe Bidenit, si dhe marrëdhënia e ngushtë me miliarderin Elon Musk, në rast se ai në një moment distancohet nga Trumpi.

Një tjetër figurë e rëndësishme në këtë analizë është Nigel Farage, lideri i partisë së djathtë, Reform UK nga Britania e Madhe.

Ai ka “mbijetuar” edhe një përplasje me Muskun dhe ka një avantazh, pasi ka qenë pranë Trumpit që nga viti 2015 dhe ka mbështetur politikat populiste.

Sigurisht, pritshmëri të larta për marrëdhënien me Trumpin ka edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili e festoi fitoren e presidentit të ri amerikan duke e konsideruar atë si pikën kryesore të kontaktit në Uashington.

Këtë e favorizojnë disa ftesa që ai ka marrë për takime në Mar-a-Lago, si dhe fakti që bashkëpunëtorë të afërt të tij kanë marrë pjesë në hartimin e dokumentit “Project 2025”, i cili synonte të shërbente si plan për mandatin e dytë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, politika pro-ruse dhe pro-kineze mund të jetë pengesa kryesore për një bashkëpunim më të thellë me Trumpin.

Në këtë kontekst, përmenden gjithashtu Eric Zemmour, politikani i ekstremit të djathtë nga Franca, Andrzej Duda, presidenti i Polonisë, dhe Mateusz Morawiecki, ish-kryeministri polak, megjithatë ata konsiderohen si “autsajder”.

Një surprizë e mundshme në këtë lojë është Mark Rutte, zëdhënësi i NATO-s. Edhe pse si një centrist holandez nuk përshtatet me politikën “MAGA” të Trumpit, ai ka bërë disa deklarata që e favorizojnë, përfshirë mbështetjen për rritjen e financimeve për mbrojtjen e vendeve anëtare të NATO-s.

Ndër figurat që mund të kenë ndikim mbi Trumpin për shkak të pozicionit të tyre politik, përmenden edhe Donald Tusk, kryeministri polak, dhe Friedrich Merz, i cili pritet të jetë lideri i ardhshëm i Gjermanisë.

Sigurisht, nuk mungon as Emmanuel Macron, presidenti francez, me të cilin Trump ka pasur një marrëdhënie të mirë gjatë mandatit të parë.

Edhe pse Macron nuk ishte i ftuar në inaugurimin e Trumpit, ai ishte lideri i parë evropian që e priti atë pas fitores së nëntorit, kur në Paris u hap katedralja e restauruar e Notre-Dame.

Në fund, Politico përmend edhe ata që nuk do të jenë “pëshpëritësit” e Trumpit, por që shpresojnë për njëfarë marrëdhënie me të.

Këtu përfshihen zyrtarët e BE-së, si Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, si dhe Antonio Costa, presidenti i Këshillit Evropian.

Megjithatë, duke marrë parasysh se Trumpi e kishte shmangur BE-në gjatë mandatit të parë presidencial dhe ka preferuar marrëdhëniet me liderë individualë, këta politikanë nuk kanë shumë arsye për të shpresuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori