“Luftanija më e madhe në botë” që u fundos pas 20 minutave të udhëtimit të parë – gati 400 vjet më vonë, askush nuk e di pse!

E konsideruar si luftanija më e madhe e kohës së saj, Vasa u mbyt brenda 20 minutave të udhëtimit të saj të parë. Gati 400 vjet më vonë, askush nuk e di pse.
Kur ajo lundronte nga Gjiri i Stokholmit në vitin 1628, Vasa ishte luftanija më teknologjike e kohës në botë.
E ndërtuar në kohën e Mbretit Gustav II Adolf, Vasa ishte 68 metra e gjatë dhe mbante 64 topa zjarri.
Kjo luftanije është një nga shembujt më të hershëm të një anijeje luftarake me dy kuverta të plota me armë.
Ditët e lavdishme të kësaj anije, të dekoruara bukur, nuk zgjatën shumë, pasi që: 20 minuta në udhëtimin e saj, anija u mbyt, duke vrarë 30 pasagjerë të saj, transmeton Telegrafi.
Vasa qëndroi në fund të detit për rreth tre shekuj, derisa arkeologët zbuluan anijen, duke e rivendosur dhe shfaqur atë në atë që është bërë muzeu më i vizituar në të gjithë Skandinavinë.
Historia e fundosjes së shpejtë të Vasës njihet si një nga dështimet më kolosale dhe misteret më të mëdha në historinë detare arkitekturore.
Pas një erë të fortë, anija u përkul anash dhe filloi të mbushej me ujë përmes porteve të hapura të topave.
Ajo u mbyt në udhëtimin e parë të anijes, duke e bërë publikisht Vasa-n si një katastrofë kombëtare.
Pas fundosjes së papritur, një kërkim përcaktoi që anija ishte e paqëndrueshme – arsyet e paqëndrueshmërisë, megjithatë, ende po diskutohen sot.
Disa historianë besojnë se anija ishte projektuar gabimisht, të tjerë arsyetojnë se pesha e fuqisë së zjarrit të anijes ishte shpërndarë në mënyrë jo të duhur.
Por ndërsa anija ishte zhytur para gati 300 vjetësh, në një farë mënyre arriti të mbetet e ruajtur mrekullisht.
Kur u ndërtua, Vasa ishte zbukuruar me gdhendje të ndërlikuara prej druri që tregonin histori për familjen mbretërore suedeze.
Për shkak të ujit të ftohtë, të varfër me oksigjen të Detit Baltik, anija u mbrojt nga bakteret dhe krimbat që zakonisht tretin mbetjet prej druri.
Kur u tërhoq nga gjiri në vitin 1961, ekspertët vlerësuan se 98% e drurit origjinal të anijes ishte akoma i paprekur, duke e bërë atë anijen më të ruajtur në botë të shekullit 17-të.
Tani anija, e cila ndodhet në Muzeun Vasa të Stokholmit, është në rrezik të ketë përsëri “fatin e keq”.
Brenda mureve të muzeut, anija ka filluar të “përkulet anash”, rreth 1 mm në vit drejt tokës.
Por ekspertët nuk do të lejojnë që historia e Vasa-s të përsëritet – anija po pëson riparime për të siguruar që ajo do të ruhet për brezat e ardhshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Kafshimi nga leopardi (Video)

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës