Lufta në Ukrainë mund të zgjasë edhe një vit, paralajmëron sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar
Konflikti në Ukrainë mund të zgjasë edhe një vit, ka sugjeruar sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
I pyetur nëse mund të shohim që lufta midis Ukrainës dhe Rusisë të vazhdojë edhe në 12 muaj të tjerë, Ben Wallace tha për LBC: “Unë mendoj se po”.
“Unë mendoj se Rusia ka treguar një shpërfillje të plotë, jo vetëm për jetën e popullit të Ukrainës, por për ushtarët e saj”.
Ai shtoi se më shumë se 188,000 ushtarë rusë kanë vdekur ose janë plagosur si rezultat i “llogaritjes së gabuar katastrofike” të Vladimir Putin.
“Kur dikush ka kaluar kufirin dhe mendon se është në rregull t’ia bësh këtë popullit tënd,… unë mendoj se ai nuk do të ndalet”, ka shtuar Wallace.
Ndërkohë presidenti i Estonisë ka thënë se “e gjithë bota demokratike” është në rrezik më të madh për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
“Kjo është arsyeja pse ne duhet ta përfundojmë këtë luftë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Alar Karis.
Ai shpjegoi se Estonia po përpiqet të rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes ushtarake dhe vendet e tjera aleate do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë.
Pavarësisht kësaj, ai tha se vendi i tij vazhdon të ofrojë mbështetje për Ukrainën, duke përfshirë ndërtimin e spitaleve ushtarake dhe trajnimin e trupave ukrainase.
Por ai shtoi se të gjitha vendet duhet të jenë më të shpejta në ofrimin e mbështetjes dhe Estonia “po përpiqet të bëjë më të mirën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Ukraina do të nisë punën për finalizimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në, thotë kryetari i Parlamentit

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë