Pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të shtetit të Serbisë për, siç kanë thënë, tërheqjet e njohjeve për Kosovën nga disa vendeve të caktuara, zyrtarisht shtetin e Kosovës e kanë njohur 116 shtete të botës dhe ky numër mbetet i pandryshuar deri më sot, konsiderojnë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës.
Së fundmi, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Ishujt e Solomonit janë shteti i 11-të që ka tërhequr njohjen për Kosovën.
Fatmir Haxholli, këshilltar i ministrit të Punëve të jashtme i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se aktet e çnjohjes, për të cilat flasin zyrtarë të Beogradit, nuk ekziston si rregull në marrëdhëniet ndërkombëtare, për shkak se, sipas tij, njohja e një shteti është akt i pakthyeshëm.
“Deri më sot, përderisa po flasim, Kosova ka pranuar 116 njohje, të cilat janë të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Është në diskrecionin e shteteve që të vendosin dhe të mbajnë marrëdhënie diplomatike, apo t’i ndërpresin ato, por nuk është në teket e shteteve e as në diskrecionin e tyre që të njohin dhe të çnjohin njëra-tjetrën. Po të ishte kështu, do të kishte një kaos në marrëdhëniet ndërshtetërore, në marrëdhëniet ndërkombëtare në rendin global”.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nuk mund të afirmojë, nuk mund të pranojë dhe nuk mund të përcaktojë një koncept skandaloz, i cili nuk pranohet dhe nuk aplikohet nga vendet demokratike”, tha Haxholli.
Ekspertët e çështjeve dhe marrëdhënieve juridike ndërkombëtare, vlerësojnë që në kuptimin teorik të së drejtës ndërkombëtare nuk ekziston fenomeni i çnjohjes së një vendi.
Afrim Hoti, profesor i të Drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë që praktika ndërkombëtare njeh raste të shumta, kur si rezultat i rrethanave të ndryshme, ka tensionime, luftëra apo konflikte të hapura ndërmjet shteteve, por nuk e njeh fenomenin e çnjohjes.
“Po të ekzistonte çnjohja, atëherë rendi juridik ndërkombëtar do t’i nënshtrohej një kaosi dhe një rreziku shumë të madh. Megjithatë, në kuptimin praktik – duke pasur parasysh që bota sot përbëhet nga shtete të shumta, të mëdha dhe të vogla, të tilla që kanë sisteme të konsoliduara dhe që i qëndrojnë konsekuent zbatimit të së drejtës ndërkombëtare, por edhe të tilla që kanë sisteme jo stabile – akti i çnjohjes ose tërheqja e njohjes po na paraqitet si fenomen. Sipas përshtypjes time, ky fenomen më shumë reflekton pozita ose rrethana politike, se sa që ka ndonjë efekt praktik në të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh Hoti.
Në anën tjetër, autoritetet serbe kanë publikuar një, siç e kanë quajtur ata, dokument, përmes të cilit, sipas tyre, Ishujt Solomon kanë tërhequr njohjen për Kosovën.
Por, Haxholli thotë se një dokument i tillë nga Ishujt Solomon nuk ka ardhur zyrtarisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
“Ne nuk e kemi ndonjë shkresë, ne nuk kemi një korrespondencë diplomatike, mu për faktin se ajo do të ishte një skandal. Kanalet tona diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme, deri më sot, nuk ka pranuar një shkresë të tillë skandaloze. Ajo çka del dhe që shihet në medie, ne nuk mund ta komentojmë, sepse po ta komentonim, do ta merrnim si formale dhe zyrtare. Ne kemi pa që Serbia falsifikon shkresa, korrespondenca diplomatike, i keqpërdorë vizitat e zyrtarëve të vendeve të vogla në mënyrën më skandaloze. Pra, ne nuk duhet të futemi në kurthin e Beogradit dhe nuk kemi pse t’i komentojmë deklaratat e tyre skandaloze dhe qesharake”, theksoi Haxholli.
Por, a mund të shkaktojnë efekte politike deklaratat e shtetit serb se shtete të caktuara kanë tërhequr njohjet për Kosovën?
Profesor Hoti shpreh mendimin se efektet e tilla arrihen, por ato janë të vogla dhe të paqëndrueshme. Sipas tij, për shtetet, të cilat janë bartëse të sistemit ndërkombëtarë, çështja e çnjohjes është thuajse e panjohur.
“Megjithatë, në rrethanat e Kosovës, mendoj që arrihet ose reflektohet një lloj presioni politik. Në veçanti, duke pasur parasysh rrethanat e mbajtjes së Kosovës ndërmjet dy poleve, polit njohës dhe polit jo njohës për vendin. Këto veprime po i shtyjnë ose po mbajnë i pezull vendimet e shteteve tjera, të cilat mbase do ta kishin njohur Kosovën deri më tash”, tha Hoti.
Sidoqoftë, ministri i Jashtëm serb, Daçiq, më herët ka thënë se vendet perëndimore po i kërkojnë Serbisë të pezullojë veprimet diplomatike, të cilat, sipas tij, me sukses po arrijnë të ndikojnë në shtetet që e kanë njohur Kosovën, që të rishqyrtojë atë pozicion dhe të anulojë këto veprime.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës ka kohë që ka aktivizuar mekanizmat e saj diplomatikë për t’u përballur me agresivitetin diplomatik të Serbisë, që po manifestohet jo vetëm me përpjekjet për të ndaluar njohjet e reja, por Beogradi po u kërkon vendeve të caktuara që të tërheqin njohjet e shtetit të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-14-e1739202298373-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët
![Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-1-780x439.jpg)
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%
![Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Blendi-Fevziu-zgjedhjet-ne-Kosove-e1739198151360-780x439.jpg)
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe