Lufta e tmerrshme në Sudan dhe roli negativ i Emirateve të Bashkuara Arabe
![Lufta e tmerrshme në Sudan dhe roli negativ i Emirateve të Bashkuara Arabe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Adre-780x439.jpg)
Burimi: The Guardian (titulli: We ignore Sudan at our peril. This campaign of mass murder and rape will have global consequences)
Përkthimi: Telegrafi.com
Lufta në Sudan, e cila filloi në prill të vitit 2023, po i afrohet vitit të dytë. Askush nuk e pret luftën dhe as nuk mësohet me të, por është tronditës fakti që mendimi më i zakonshëm që dëgjoj mes njerëzve sudanezë – dhe madje edhe disa vëzhguesve të jashtëm – është se ata ende nuk mund të besojnë se kjo po ndodh.
Që nga përplasja shkatërrimtare mes Ushtrisë së Sudanit dhe Forcave të Shpejta të Mbështetjes [FShM] – një milici që më parë ishte partnere e ushtrisë në pushtet – shpejtësia me të cilën vendi është shpërbërë dhe krizat e mbivendosura që ka shkaktuar lufta, janë të vështira për t’u kuptuar. Miliona njerëz janë shpërngulur, brenda dhe jashtë vendit. Uria po prek qindra-mijëra vetë. Dhuna seksuale po ndodh në një shkallë “të jashtëzakonshme”, sipas Kombeve të Bashkuara. Në zona ku thuhet se ushtarët e FShM-së po përdhunojnë gra dhe vajza, disa viktima i kanë marrë jetën vetes, ndërsa viktimat e mundshme po e shqyrtojnë këtë akt si një masë parandaluese. Në një pjesë të shtetit Gezira, një grua e re më tha se kur dëgjuan që FShM-ja po afrohej, ajo dhe të afërmet e saj femra bënë një pakt vetëvrasjeje.
FShM-ja e ka origjinën në perëndim të vendit, mes mbetjeve të formalizuara të një milicie arabe, e cila në fillim të viteve 2000, në bashkëpunim me qeverinë, shtypi brutalisht një rebelim nga fiset e margjinalizuara afrikane. Grupi tani po përsërit luftën etnike të cilën gjykata ndërkombëtare penale e përcaktoi si gjenocid në atë kohë: duke shënjestruar viktimat, bazuar në profilin e tyre etnik, duke vrarë mijëra vetë nga komunitetet joarabe, duke djegur infrastrukturën e tyre dhe duke shtyrë qindra mijëra të mbijetuar drejt Çadit, për të marrë tokat e tyre dhe për të parandaluar kthimin e tyre.
Për krimet e kryera muajt e fundit, lideri i FShM-së, Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur si Hemedti, është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. ShBA-ja gjithashtu ka sanksionuar kompani të lidhura me FShM-në në Emiratet e Bashkuara Arabe [EBA] – për furnizimin me armë të FShM-së – dhe ka shpallur zyrtarisht gjenocidin. Këto masa janë të mirëpritura dhe kanë një domethënie të gjerë, si për njohjen e krimeve që po kryhen, ashtu edhe për kufizimin e aftësisë së FShM-së për të larë imazhin e saj dhe për t’u paraqitur si një akter i besueshëm politik. Por, si masa, të tilla, ato janë simptoma të një qasjeje disavjeçare ndaj Sudanit nga fuqitë e huaja – një qasje që bën gjeste, por nuk angazhohet në mënyrë domethënëse për të shpëtuar jetë. Koha e tashme, nga ana e një administrate amerikane në largim që kishte muaj për të marrë këto vendime të dukshme, përsëri sugjeron një kalim të përgjegjësisë te administrata e ardhshme e Trumpit, në vend të krijimit të planeve dhe presioneve praktike mbi palët ndërluftuese.
Lufta, në një vend të varfër si Sudani, nuk mund të vazhdojë me intensitet të tillë vetëm mbi bazën e armëve dhe financave të akterëve të brendshëm. Luftërat në vendet e tilla vazhdojnë sepse të huajt i financojnë, ndërsa të tjerët bëjnë sikur nuk shohin. EBA është faktori më i madh në luftën e Sudanit. Shteti i Gjirit ka një model të të luajturit rolin e “mbretbërësit” në luftërat e Afrikës, duke ndërmarrë rreziqe në mënyrë që, nëse partneri i tij i zgjedhur triumfon, Emiratet të fitojnë qasje në burime të mëdha dhe fuqi gjeopolitike.
Për këtë qëllim, EBA po i ofron FShM-së armë të fuqishme dhe dronë, madje edhe ndihmë mjekësore për luftëtarët e tyre. Ky vend është bërë gjithashtu marrësi kryesor i “arit të gjakut” që kontrabandohet si nga Ushtria ashtu edhe nga FShM-ja në këmbim të armëve dhe parave. EBA praktikisht garanton fonde për vazhdimin e konfliktit, duke përfituar nga normat e ulëta që paguan për një mall, çmimi i të cilit ka arritur nivele rekord. Ndërkohë, pasuria më fitimprurëse e popullit sudanez nxirret nga toka nën këmbët e tyre dhe transportohet mbi kokat e tyre drejt Lindjes së Mesme, pastaj shkëmbehet për armët që bien mbi ta ndërsa vdesin urie.
Pavarësisht rolit të saj të gjerë në luftë, EBA-ja është mbështetur publikisht nga administrata aktuale e ShBA-së, dhe vetëm pas vëmendjes së vazhdueshme mediatike, presionit nga aktivistët sudanezë dhe interesimit në Senat, lëshoi një deklaratë se nuk po furnizonte më armë për FShM-në. Kjo deklaratë erdhi e shoqëruar me një pohim nga ShBA-ja se EBA “ka qenë një kontribuuese humanitare gjatë gjithë luftës”. Sanksionimi i udhëheqësit të grupit, dhe jo sponsorit të tij, ka të ngjarë të ketë pak efekt në detyrimin e EBA-së për të ndërprerë marrëdhënien e saj me FShM-në, në të cilën tashmë ka investuar shumë dhe që deri më tani nuk ka pasur asnjë pasojë apo dënim.
Ndërsa këto rituale të dobëta mohimi të besueshëm vazhdojnë, kryeqyteti i Sudanit është i ndarë në dy pjesë, me zona të ndryshme nën kontrollin e Ushtrisë dhe të FShM-së. Porti Sudan, një qytet në Detin e Kuq, është bërë baza e autoritetit të mbetur ushtarak që ende ka fuqinë për të lëshuar viza, për të pritur misionet e huaja dhe OJQ-të, dhe për të administruar fluturimet dhe mallrat në vend. Përndryshe, në hapësirën e madhe të vendit, Sudani praktikisht është shembur në anarki dhe në zotërime të fragmentuara feudale. Situata vetëm do të përkeqësohet, pasi asnjëra palë nuk ka fuqinë për të mposhtur tjetrën, meqë janë të mbështetura nga patronë të jashtëm të cilët në rastin e Ushtrisë përfshijnë Egjiptin dhe Turqinë.
Ky konflikt, i cili është tashmë sfidues, po zhvillohet në një sfond global krizash të mbivendosura. Lodhja nga gjakderdhja, bllokimi dhe luftërat e gjata nga Evropa deri në Lindjen e Mesme, po e bëjnë konfliktin në Sudan thjesht një fatkeqësi tjetër, skajet e mprehta të së cilës zbuten nga fakti që vdekja, uria dhe pandëshkueshmëria janë bërë normë. Imazhet dhe rrëfimet e shkeljeve më ekstreme fillojnë të humbin efektin ndërsa arrijmë një pikë ngopjeje me vuajtjen. Bota po përgatitet për një administratë tjetër Trump, ndërsa sunduesit e teknologjisë po shtrembërojnë rrjetet globale të informacionit, duke e bërë edhe më të vështirë që tregimet për krizën më të keqe humanitare në botë të dalin në pah dhe të depërtojnë përmes kaosit të teorive konspirative dhe propagandës së pakontrolluar. Harta politike e botës arabe po rindizajnohet, ndërsa Sudani është subjekt i aspiratave konkurruese të lojtarëve më ambiciozë të rajonit.
Por, sado i largët të duket nga disa prej krizave të përhershme që shterojnë vëmendjen globale, shembja e Sudanit nuk mund të izolohet nga pjesa tjetër e botës. Ai është një nga vendet më të mëdha në Afrikë, duke u kufizuar me vendet e tjera që, si Egjipti, duhet të marrin një numër të madh refugjatësh, ose, si Çadi, janë ekspozuar ndaj rreziqeve të flukseve të mëdha të armëve dhe mercenarëve në kufij. Tashmë ekziston një lloj dorëzimi ndaj faktit se Sudani po shkon drejt të qenit “një Somali tjetër” ose “një Libi tjetër”. Kjo nuk do të thotë se për dekadën e ardhshme, ose më shumë, palët ndërluftuese do të shterojnë njëra-tjetrën në një konflikt të izoluar – do të thotë që vendi do të bëhet një terren për grupe të armatosura dhe aventurierë, duke rritur rreziqet gjeopolitike dhe duke pompuar armë në një tokë pa ligj që ndodhet në kryqëzimin e botës arabe dhe Afrikës nën-Sahariane.
Me kalimin e muajve dhe ndërsa lufta vazhdon, frika është se Sudani thjesht po harrohet, krimet kolosale të kryera kundër popullit të tij reduktohen në diçka që nuk shërben as si zhurmë në sfond, me vetëm disa raste shfajësime ose qortimi ndaj forcave ndërluftuese nga fuqitë globale. Por, çmimi do të jetë shumë i lartë; kaq i lartë, jo vetëm për sudanezët, por për një botë që nuk mund të përballojë që një konflikt tjetër thjesht të vazhdojë, duke përfshirë më shumë palë të huaja dhe duke shkaktuar një pellg çdo herë e më të thellë të vdekjes, zhvendosjes dhe shkatërrimit që do të jenë e pamundura të kontrollohen. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veliaj-2-1068x801-1-780x439.jpg)
Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi