Lucy Hale mahnit me bikini në Itali dhe feston 15-vjetorin e “Pretty Little Liars”

Lucy Hale, aktorja e njohur e serialit “Pretty Little Liars”, ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga pushimet në Itali, ku po shijon diellin dhe detin me shoqen e saj të ngushtë Ashley Newbrough.
36-vjeçarja u shfaq me bikini të zeza dhe të kuqe, duke vënë në pah linjat trupore dhe një tatuazh diskret në bark.
Në mbishkrim, Lucy e përshkroi udhëtimin si “një film nga një udhëtim perfekt”, ndërsa Ashley publikoi po ashtu fotografi të shoqëruara me mbishkrimin “perëndime dielli të kripura”, shkruan DailyMail.
Hale, e cila numëron mbi 23 milionë ndjekës në Instagram, kujtoi këtë vit edhe 15-vjetorin e nisjes së “Pretty Little Liars”, duke ndarë foto dhe video të rralla nga xhirimet dhe falënderuar fansat për mbështetjen e tyre ndër vite.
Aktorja është gjithashtu në qendër të vëmendjes për romancën me yllin australian të reality show-t, Harry Jowsey, 28 vjeç.
Lidhja e tyre u përfol fillimisht në mars dhe u “konfirmua” në qershor, kur Harry u vu në siklet gjatë një interviste radiofonike, duke lënë të kuptohej se raportet ishin të vërteta. /Telegrafi/





















































