Luante lojën e “‘Balenës...”, fëmija 12-vjeçar në Kamzë tenton të hidhet nga ndërtesa

Fëmija që luante lojën “Balena e kaltër” ka tentuar të hidhet nga një ndërtesë. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Pavarësia” në Kamzë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se i mituri ka hipur në katin e shtatë të një pallati dhe se shërbimet zjarrfikëse shkuan për ta shpëtuar.
Fëmija është vetëm 12 vjeç dhe besohet se ka 50 ditë që e luan këtë lojë. Niveli i fundit i lojës së tmerrshme parashikon vetëflijimin, duke u hedhur nga një lartësi e madhe. /Shqip/
Nga
Telegrafi
18/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































