Një luan thuhet se ka sulmuar një djalë në Tajlandë, pasi kafsha iku nga kafazi.

Luani, i quajtur Mahaesee, u hodh mbi 11-vjeçarin Arthit Nueangnui, pasi u çlirua nga zinxhirët në mbrëmjen e 4 tetorit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Dhe pamjet tronditëse të kamerave të sigurisë tregojnë kafshën duke vrapuar nëpër rrugë në provincën Kanchanaburi ndërsa vendasit dëgjojnë britma.

Në një moment, një djalë vrapon përpara duke bërtitur, me Mahaesee që e ndjek.

Dy të tjerë i bashkohen atij dhe luani grabitës e kap Arthit, i cili ishte i fundit.

Grabitqari thuhet se e rrëzoi dhe “i nguli dhëmbët në brinjë”.

Para se të mund të sulmonte më tej, ishte fqinji hero Sarawut Tokaeo, 43 vjeç, që nxitoi drejt kafshës dhe e goditi në kokë, derisa ajo e liroi djalin.

Ai e zmbrapsi me sukses luanin, por jo para se ajo t'i shkaktonte plagë të dyve me kthetrat e saj. /Telegrafi/