Talenti i Midtjyllandit, Mikael Anderson ka pushtuar internetin në përballjen që e zhvilluan përballë Liverpoolit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse skuadra e tij pësoi humbje 2-0, lojtari i ri arriti që të marrë vëmendjen jo vetëm në Angli, por në mbarë botën.


Ishte minuta e 66-të e takimit kur Anderson po bëhej gati të hynte në fushë dhe mori fanellë e tij që ta vesh.

Por, derisa kishte futur atë në trup, krahët e tij i mbetën brena në të, derisa tentonte t’i fuste krahët.

Edhe pse i dëshpëruar me rezultatin e ndeshjes, Anderson të paktën pushtoi internetin me mënyrën se si arriti të vesh fanellën e tij, e që ishte disi qesharake. /Telegrafi/

telegrafi sport app