Një grua është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurit, të cilit ia mbylli zinxhirin e valixhes – duke e lënë të vdesë nga asfiksimi – në atë që ajo po e cilëson si një histori të dhunës fizike dhe abuzimit me alkool, shkruan Sky News.

Sarah Boone, 47-vjeçe nga Florida, i tha detektivëve të zyrës së sherifit në qarkun Organge, se ajo dhe partneri Jorge Torres kishin pirë shumë alkool dhe kishte luajtur kukafshehtas – duke menduar se do të ishte argëtuese nëse Torres që peshonte 47 kilogramë të futej në një valixhe të madhe me ngjyrë të kaltër gjatë shkurtit të vitit 2020.


2 13

Kështu pas shumë gotave vendosi të shkojë në dhomë për të fjetur – duke besuar se Torres do të mund të dalë nga valixhja në shtëpinë e tyre në Winter Park të Orlandos, transmeton Telegrafi.

Kur u zgjua të nesërmen në mëngjes, nuk arrinte ta gjente – dhe iu kujtua ku ishte, hapi valixhen dhe e gjeti pavetëdije partnerin. I telefonoi policisë, me t’u shfaqur në shtëpinë e tyre ajo u arrestua.

3 8

Por videot që janë gjetur në telefonin e saj, shfaq Torres duke bërtitur se nuk po mund të merrte frymë dhe vazhdimisht kishte thirrur emrin e saj.

Prokurori William Jay tha se ajo kishte injoruar lutjet e tij sepse donte ta “terrorizonte”, duke e “goditur me shkop bejsbolli”.

Në video ajo dëgjohet duke thënë: “Po, kjo ndodhë kur më ngufat. Kështu jam ndier kur më tradhtoje”.

Në gjykatë, Boone tha se ka vepruar në vetëmbrojtje pasi ndihej e kërcënuar për shkak të incidenteve të dhunshme që dyshja i kishin patur në të kaluarën. /Telegrafi/