LAJMI I FUNDIT:

LSI dorëzon në Kuvend amendamentet për kërkesat e studentëve

LSI dorëzon në Kuvend amendamentet për kërkesat e studentëve

Dy deputetet e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci kanë dorëzuar në Kuvend amendamentet për zgjidhjen e kërkesave të studentëve. Deputetja Kejdi Mehmetaj tha se amendamentet parashikojnë dy ndërhyrje, një për buxhetin e shtetit dhe një për ligjin e arsimit të lartë.

Sipas Kejdi Mehmetaj, nuk ka asnjë procedurë që mund të pengojë këtë procedurë dhe LSI do jetë në Kuvend nëse diskutohen këto ndryshime.

“Rama tentoi të bëjë show dhe kjo qeveri është arrogante. Nuk ka më kohë të presim për qeverinë dhe ne sollëm zgjidhjen konkrete. Janë dy ndërhyrje, një për buxhetin dhe një për ligjin e arsimit të lartë. Kryeministrit iu tha pështyma dje kur pa mijëra studentë protestonin. Nuk na pengon asgjë që këto amendamente të kalojnë nesër në Kuvend. Procedurat mund t’i bëjë që sot. Nuk ka asnjë procedurë që mund të pengojë këtë procedurë. Ne do jemi në Kuvend nëse diskutohen këto ndryshime. Kush do të ardhme për studentët dhe Shqipërinë të votojë këto amendamente për zgjidhjen e 8 kërkesave të studenteve”, tha Mehmetaj. /Bw/Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori