LSDM kërkoi dorëheqjen e ministes së financave pas replikave me deputeten Petrovska, Koçoska: Nuk kisha qëllim të ofendojë askënd

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, deklaroi se tema për incidentin me deputeten e LSDM-së, Slavjanka Petrovska për të ka përfunduar dhe se është e fokusuar në punën e saj.
Në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, ministrja theksoi se tashmë ka shprehur keqardhje për gjithë kontekstin.
Sipas saj, populli ka çështje më të rëndësishme. Ajo theksoi se asnjëherë nuk ka pasur për qëllim të ofendojë askënd, përkundrazi, siç tha “ajo vetë e di këtë, por, tani e luan rolin e viktimës”.
“Për mua tema është e mbyllur, po fokusohem në punën time, për të cilën kam përgjegjësi dhe kam kënaqësinë paralajmëroj një numër rekord të investimeve në Maqedoni. Kjo është arsyeja pse ju pengoj, sepse e bëj punën time me themel, hap pas hapi. Rezultatet janë të qarta dhe të dukshme, ato janë gjithashtu të matshme. Nuk e përjashtoj që të vazhdojnë të më sulmojnë, por edhe kjo është pjesë e punës që kam nderin ta drejtoj, t’i shërbej popullit tim dhe vendit”, tha ajo.
Ministrja tha se reagimet e publikut pasuan pasi “ata u koordinuan për të bërë një temë nga kjo”.
“Pasi u koordinuan, bënë një temë nga kjo. Sepse, siç mund ta kishit konstatuar, derisa po diskutonim në kuvend nuk kishte asnjë reagim, atyre u duhej kohë të riorganizoheshin, të mendonin, të shihnin dhe të defokusoheshin. Por, sigurisht, e përsëris, asnjë fyerje e tjetrit ndaj meje nuk do të më çojë në ofendim dhe hakmarrje me ofendime. E gjithë kjo do të kalojë dhe për mua më e rëndësishmja është të mbetemi njerëzor dhe t’i ndihmojmë njerëzit me aq sa mundem”, theksoi ajo.
Nga Lidhja Socialdemokrate sot kërkuan dorëheqjen e ministres së Financave Gordana Dimitrioska Koçoska për shkak të ofendimeve të bëra ndaj deputetes Slavjanka Petrovska në seancën e djeshme të Kuvendit.
Në konferencën për shtyp para Ministrisë së Financave, deputetja Jovanka Trençevska theksoi se fjalët e ministres nuk janë fyerje vetëm për Petrovskën, por për çdo grua dhe njeri që ndonjëherë është diskriminuar, nënçmuar apo lënduar.
“Kur një ministër në këtë vend guxon të thotë se një grua nuk mund të flasë për familjen vetëm se nuk ka fëmijë, atëherë kjo nuk është thjesht një fyerje. Është sulm ndaj dinjitetit të të gjithëve ne, është arrogancë, është diskriminim, është çnjerëzor. Koçoska dhe DPMNE, në vend që të kërkojnë falje dhe të pranojnë gabimin, vazhduan me sulmet ndaj Slavjanka Petrovskës. Në vend që të tregonin të paktën pak respekt dhe të kërkonin falje njerëzore, ata vendosën ta sulmojnë edhe më shumë Slavjankën, duke e akuzuar atë se luante viktimën”, theksoi Trençevska.
Nga LSDM theksuan se partia në pushtet dhe ministrja nuk i kuptojnë vlerat e shoqërisë moderne dhe dhimbjen nga një raport i tillë, nuk pranojnë gabime, ikin nga përgjegjësia dhe fajësojnë viktimën në vend të autorit.
Paralajmëruan se do të kërkojnë seancë urgjente të Komisionit për diskriminim për të diskutuar për sjelljen e Koçoskës dhe problemin më të gjerë të diskriminimit në institucionet në bazë gjinore.
“Gjithashtu, do të iniciojnë edhe ndryshime ligjore apo kodeks që do të sanksionojë fyerjet diskriminuese dhe gjuhën e urrejtjes në institucione, veçanërisht nga zyrtarët e lartë”, theksuan ata.
Dje në seancën e Kuvendit për pyetje të deputetëve, deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, duke bërë pyetje iu referua deklaratave të fundit të ministres Dimitrieska-Koçoska për çmimet e ushqimeve, si bizelet e konservuara dhe sasinë e qumështit që duhet të konsumojë një familje. Në përgjigje, Dimitrieska-Koçoska e pyeti Petrovskën “bazuar në çka i thua fjalët e nënave që kanë fëmijë dhe nga e di se sa duhet të shpenzojë një familje me më shumë anëtarë?”. “Unë jam nënë e dy djemve dhe e di shumë mirë se sa duhet të shpenzojë një familje prej katër anëtarësh. Dhe më lejoni t’ju theksoj se duhet të kontrolloni në Entin Shtetëror të Statistikës, sipas regjistrimit të fundit që keni bërë, mesatarja e një familje në Maqedoni është tre anëtarë, jo katër”, tha ajo. Kjo pasoi me një sërë reagimesh nga partitë politike, pas së cilës ministrja në Fejsbuk u shpreh se nuk e kishte për qëllim të ofendojë Petrovskën, por se “respekti duhet fituar”.
Dimitrieska-Koçoska shprehu keqardhjen që fjalët e saj janë keqkuptuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ShBA-ja përmend Kosovën për ekstradimin e vëllezërve Kutleshi

Hetimet për vrasjen në Kaçanik pa përparim, ekspertët: Të dyshuarit mund të kenë kaluar kufirin

Plenkoviq thotë se në disa shtete të Ballkanit, i pranishëm ndikimi rus

Shëngjini popullohet nga pushuesit

Çka mund të mësojë Kosova nga udhëzimi i BE-së për furnizime në rast krizash?

Formimi i qeverisë së re, kërkesat e partive jo shumicë shihen si të padrejta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Evakuohet parlamenti kanadez, policia: Qëndroni larg, mos iu afroni zonës

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat