LSDM: Gjykata konfirmoi lirimin e Janevës, skenari i OBRM-PDUKM-së po bëhet realitet

Sot, Gjykata Penale konfirmoi zyrtarisht se Katica Janevës i është dhënë lirim me kusht nga burgu, akuzojnë nga LSDM.
"Lirimi fillon më 21 dhjetor 2025 dhe zgjat deri më 21 gusht 2026. Nga dënimi total me burg prej 7 vitesh, lejohet lirim me kusht prej 8 muajsh.
Këto fakte dhe periudha tani dhe deri në verën e vitit të ardhshëm, e konfirmojnë plotësisht skenarin nga strategjia e OBRM-PDUKM-së, të cilin e kemi zbuluar plotësisht. Pse tani? Për shkak se tema e emigrantëve për para është bërë temë kombëtare, skandalet e korrupsionit për tenderët e manipuluar tregojnë se si po vidhen 14.5 milionë euro përmes 161 tenderash, sepse kur nuk ka para në buxhet për paga dhe pensione dhe qytetarët e ndiejnë këtë çdo ditë. Sepse tani qeveria po digjet nën këmbë. Skenari i tyre është që deri në kohën e zgjedhjeve që planifikojnë vitin e ardhshëm, Janeva duhet të përdoret si mjet i OBRM-PDUKM-së në fushatën e tyre të zezë dhe në sulmet ndaj LSDM-së.
Akuzat penale dhe përndjekja politike, lajmet e rreme dhe manipulimet, sulmet ndaj medias dhe zbatimi i skenarit serb në Maqedoni nuk janë më të mjaftueshme. Qeveria po humbet kontrollin dhe për këtë arsye duhet të intensifikojë sulmet.
Si? Sipas recetave të njohura serbe.
Njësoj si rasti me Dijana Hrkaloviq në Serbi. Strategji mediatike copy-paste, me të njëjtat metoda, të njëjtat narrativa dhe të njëjtin qëllim: të shpërqendrohet nga problemet thelbësore dhe të sulmohet opozita", thonë nga LSDM./Telegrafi/









































