LAJMI I FUNDIT:

LPM: ASHAM të mos bëjë apele, por të hartojë strategji për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare

LPM: ASHAM të mos bëjë apele, por të hartojë strategji për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare

Anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Maqedoni (ASHAM) duhet të nënshkruajnë strategji dhe jo të dërgojnë apele dhe të shfrytëzojnë paratë e qytetarëve, thonë nga Lëvizja Popullore e Maqedonisë (LPM). Ata shprehen të shqetësuar nga komunikata e ASHAM-it e dërguar mbrëmë, në të cilën thuhej se partitë duhet të kontribuojnë për qetësim të situatës në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

ASHAM: Të ndërpritet nxitja e urrejtjes, armiqësive dhe kërcënimeve në bazë kombëtare dhe etnike
Lexo po ashtu ASHAM: Të ndërpritet nxitja e urrejtjes, armiqësive dhe kërcënimeve në bazë kombëtare dhe etnike

“LPM dëshiron ta freskojë memorien e akademikëve, të cilët manifestojnë pleqëri selektive për vendin dhe rolin e ASHAM, dhe të rikujtojmë se ASHAM nuk është organizatë joqeveritare ose shoqatë qytetare që të dërgojë apele dhe komunikata për zgjidhjen e krizës në vend, ata si institucion e kanë për detyrë të hartojnë strategji, me të cilën do të mbrohen interesat kombëtare dhe shtetërore të vendit”, thuhet në reagimin e LPM-së./Telegrafi/