Partnerja e Mozzikut, Lotina Haziri, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar të dashurin e saj në ditëlindjen e tij të 30-të, duke ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta.

Në postimin e parë, ajo shkroi: “30 vite nuk janë dukur kurrë më bukur”.


Në një tjetër postim, Lotina zbuloi anën më intime të ndjenjave të saj: “Të dua kaq shumë sa më frikëson”.

Foto: Instagram

Me këtë frazë ajo tregoi lidhjen e fortë emocionale dhe intimitetin që ndan me Mozzikun.

Ajo gjithashtu shtoi një mesazh të ndjerë për rolin e reperit në jetën e saj: “Faleminderit që je miku im i vetëm”.

Foto: Instagram

Përveç fjalëve, Lotina ndau edhe disa fotografi dhe momente nga përditshmëria e tyre, që pasqyrojnë dashurinë, humorin dhe ngrohtësinë mes çiftit.

Të njëjtit janë së bashku që një kohë, por akoma nuk kanë ndërmarrë diçka më shumë në lidhje me këtë raport. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Foto: Instagram