Lotina Haziri shfaqet në bikini të kuqe, pas publikimit të fotografive me Mozzikun

Lotina Haziri ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj më të fundit, ku ka ndarë disa fotografi të realizuara pranë detit dhe gjatë një udhëtimi me makinë.


Ajo shihet e veshur me bikini të kuqe me detaje të bardha, duke shoqëruar pamjen me kufje muzikore dhe një libër në dorë, duke dhënë një imazh relaksues mes pushimeve verore.

Foto: Lotina Haziri/Instagram

Në disa prej fotografive, Lotina ka pozuar në makinë duke lexuar, ndërsa në të tjera është shfaqur buzë detit, duke shijuar diellin dhe ambientin bregdetar.

Stili i saj ka marrë vëmendje të madhe, duke u komentuar si një ndër paraqitjet më tërheqëse të saj në rrjete sociale.

Foto: Lotina Haziri/Instagram

Kjo dalje e saj vjen vetëm disa ditë pasi publikoi imazhe krah të dashurit të saj, reperit Mozzik, me të cilin duket se po kalon kohë të bukur gjatë pushimeve.

Fotografitë e përbashkëta të çiftit ngjallën shumë reagime pozitive, duke u parë nga fansat si një konfirmim i marrëdhënies së tyre.

Foto: Lotina Haziri/Instagram

Lotina dhe Mozzik prej kohësh janë përfolur për lidhjen e tyre, ndërsa postimet e fundit në Instagram duket se kanë bërë që ndjekësit t’i shohin edhe më shumë si një dyshe që shijon romancën hapur.

Me këto imazhe, Lotina ka treguar njëherësh anën e saj glamuroze dhe intime, duke u bërë sërish qendër e vëmendjes në showbizin shqiptar. /Telegrafi/


Foto: Lotina Haziri/Instagram