Reperi i ri i estradës, Lorik Zhuja, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

Kënga e tij e re titullohet “Tjetër nivel”, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.


Muzika dhe incizimi janë kryer në studion e Plata Music, gjersa për tekstin është kujdesur vet rap-artisti.

likiorilli 24605048930363392832882745220084851398645128n

“Tjetër Nivel” është vizualizuar edhe me një klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës.

Për anën vizuale të projektit janë kujdesur Dijart Dyla dhe Meriton Braha.

Lorik tashmë numëron një sërë projektesh muzikore të publikuara, me synimin për t’u bërë një nga emrat eminentë të muzikës rap në vend. /Telegrafi/