Këngëtarja Loreta Kaçka - Lori, është mjaft e angazhuar gjatë periudhës së fundvitit.

Ajo është bërë pjesë e shumë prej programeve festive, ndërsa gjithashtu i është përveshur punës edhe për të sjellë projekte të reja.


E njëjta është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të reja në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft elegante e veshur me një fustan të gjelbër për fundvit.

lori loreta kacka 20 12 2017 22 51 5 47 e1513806713601

Ajo çfarë vërehej kësaj radhe te këngëtarja është fakti se ajo ka vendosur të vijë edhe pak më provokuese këtë fundvit, duke ekspozuar pak pjesën e gjoksit.

Modele i flokëve të kapura, e bëri këngëtaren të dukej edhe më seksi. /Telegrafi/

lori loreta kacka 20 12 2017 22 51 5 906 e1513806737417