Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, është shumë aktive me projekte të shumta muzikore, të cilat po priten mirë nga fansat e saj.

Ajo ka qëndruar në Kosovë gjatë kësaj periudhe, ku edhe është takuar me familjen, gjersa të shpeshtë takimet i ka pasur edhe me babanë e vajzës së saj, reperin Mozzik.


Telegrafi ka siguruar disa fotografi të dyshes nëpër Prishtinë, të cilat vërtetojnë se ata tashmë i kanë rregulluar raportet mes tyre.

lory

Ndërkohë, teksa ndodhet në Kosovë, Loredana ka pranuar edhe një dhuratë të veçantë - një mirënjohje nga Policia e Kosovës.

Ajo ka publikuar në InstaStory një imazh të dhuratës, të cilën e ka pranuar nga një prej miqve të saj, që është pjesë e forcave të rendit.

lorrredana

“Faleminderit”, ka shkruar rep-artistja nga Ferizaj në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqet mirënjohja dhuratë bashkë me logon e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/