Loredana shijon qëndrimin në Kosovë, shihet duke pozuar me armë në dorë

Rep-artistja e njohur, Loredana, tashmë ka dëshmuar se ka thyer rekorde të shumta në industrinë muzikore gjermane.
Ajo ditëve të fundit është parë në Kosovë, derisa po shpërndan imazhe nga më të ndryshmet në rrjete sociale.
Në një të fundit në Instagram, Loredana është shfaqur duke provuar armë, teksa shihet e veshur plot stil.
Flokët po i mbante të lidhura prapa kokës, teksa gjatë kësaj paraqitje ajo vendosi të mos përdor makijazh.
Vlen të përmendet se përpos muzikës, Lori tashmë ka filluar edhe biznesin me produkte të bukurisë “1218”.

“Kein Hunger” në anën tjetër është kënga saj e fundit, që erdhi në bashkëpunim me UFO 361. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































