Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka publikuar projektin e ri muzikor.

"Kein Plan" mban titullin kënga e saj e re në gjuhën gjermane, ndërsa e ka sjell në bashkëpunim me artistin e ri gjerman, Mero.


Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, ku për videon është përkujdesur 'Fati Media Group GmbH'.

lor e1567749911231 Loredana Zefi dhe Mero në klipin e ri (Foto: YouTube)

Ndërkohë që miksimin e kësaj kënge e ka realizuar Lex Barkey.

Projektin tashmë mund ta gjeni në kanalin YouTube dhe besohet që do të mirëpritet nga publiku.

Ndryshe, Lori ka qenë mjaft e përfolur gjatë kësaj kohe pasi thuhet se martesa e saj me Mozzik është në krizë dhe dyshja po jetojnë ndaras. /Telegrafi/