Lopetegui publikon listën e futbollistëve për Superkupën e Evropës, ftohet edhe Modric

Julen Lopetegui ka publikuar listën me 29 futbollistë të ftuar për ndeshjen e Superkupës së Evropës.
Real Madridi, si fitues i Ligës së Kampionëve do të ndeshet në Superkupën e Evropës, me fituesin e Ligës së Evropës, Atletico Madridin.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 15 gusht (e mërkurë) me fillim nga ora 21:00 në stadiumin A. Le Coq Arena të Tallinit në Estoni.
Mbretërit i kanë bërë përgatitjet e fundit për këtë ndeshje të madhe që luhet për trofeun e parë sezonal.
Trajneri Lopetegui tashmë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar, ku 29 prej tyre janë pjesë e saj.

Edhe përkundër zërave të shumtë rreth të ardhmes së tij, mesfushori kroat, Luka Modric është ftuar për këtë ndeshje, ndërsa befasi tjera nuk ka.
Në listë janë edhe transferimet e reja të verës, Thibau Courtois, Vinicus Junior dhe Alvaro Odriozola.
Gjithashtu nuk mungojnë as senatorët e klubit si Sergio Ramos, Marcelo, Dani Carvajal, Casemiro, Toni Kroos, Karim Benzema e Gareth Bale. /Telegrafi/














































