LAJMI I FUNDIT:

Lollipop tani në 10% të të gjitha pajisjeve mobile Android

Lollipop tani në 10% të të gjitha pajisjeve mobile Android

Google ka lëshuar shifrat e saj të fundit të shpërndarjes së Android dhe duket se Android Lollipop ka pasur një rritje të konsiderueshme që nga koha kur shifrat e fundit janë publikuar.

Tani, versioni i ri i sistemit më të madh operativ mobil është në pothuajse 10% të të gjitha pajisjeve Android.

Shifrat e fundit të shpërndarjes Android treguan se Android Lollipop ishte në rreth 5% të pajisjeve, dhe kjo tani është rritur në 9.7%.

Shpërndarja e Android Kitkat ka rënë deri në 39.8% dhe Jelly Bean tani është në 39.2 për qind të pajisjeve mobile që bazohen në Android.


Android Ice Cream Sandwich është në 5.3% të pajisjeve dhe Android Gingerbread tani është në 5.7% të pajisjeve, ndërsa Froyo është tani në vetëm 0.3% e të të gjitha pajisjeve mobile të kësaj platforme. (Telegrafi)