Sukseset e ekipit Bad News Eagles nuk kanë të ndalur në skenën botërore të CS:GO.

Lojtari i ekipit Bad News Eagles, Rigon “rigoN” Gashi është futur në listën e më të mirëve për hapjen e dueleve për vitin 2023.


Ai renditet në vendin e katërt me një vlerësim prej 1.14, publikuar nga Pleygg.

Së bashku me rigoN në pesëshe hyjnë lojtar si: Brollan, XANTARES, HObbit dhe Patsi.

Kjo renditje është sa i përket muajve të parë të vitit 2023, dhe mbetet të shihet nëse rigoN do të vazhdojë të jetë në listën e më të mirëve edhe në fund të vitit.

Ekipi shqiptar Bad News Eagles per momentin janë duke u përgatitur për turneun më të madh të CS:GO, BLAST Paris Major. /Telegrafi/

telegrafi sport app