Lojtari që Barcelona po e kërkon me ngulm shihet duke u stërvitur në ambientet e tyre
Joan Garcia është lidhur me një transferim te Barcelona për një kohë të gjatë.
Këtë të mërkurë, portieri i Espanyol u pa në qendrat stërvitore të Barçës, Estadi Johan Cruyff.
Megjithatë, mos i kushtoni vëmendje bisedave për transferim - ai nuk është aty për të nënshkruar një kontratë. Ende jo.
Në fakt, portieri 24-vjeçar thjesht po përgatitet për një ndeshje miqësore me ekipin kombëtar të Katalonjës, i cili do të luajë kundër Kosta Rikës në të njëjtin vend më vonë sonte.
Ai nuk do të jetë e vetmja fytyrë e njohur - pritet që të jenë pjesë edhe e ekipit Blaugranas, Eric Garcia, Oriol Romeu, Pau Víctor dhe Gerard Martin. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























